Sallata shef – Ideale në shije, fantastike në vlera

0
1

Amvisat shqiptare janë shumë familjare me sallatën Shef. Ato e përgatisin përherë këtë sallatë në raste festash familjare, drekash apo darkash, apo kur shtëpinë e vizitojnë miq e mysafirë.

Është një sallatë krejt e thjeshtë për t’u përgatitur, me një shije të veçantë që i shton lezet çdo gatimi në tryezë.

Sallata Shef është një pjatë që jo vetëm ndjell shijen por është e pasur me vlera ushqyese gjithashtu. Përbërësit e saj, sallatat, perimet dhe vezët, e shndërrojnë këtë recetë në një recetë plot vlera dhe shëndet.

Dy nga përbërësit kryesorë të kësaj recete, sallata jeshile ashtu si edhe rukola është një ushqim i shëndetshëm që nuk mungon në shumë prej tryezave shqiptare. Këto sallata rekomandohet për trajtimin e problemeve me tensionin e gjakut, pagjumësinë, mungesën e oreksit, dhe përmirësimin e sistemit tretës në përgjithësi.

Sallata shef është një shoqëruese perfekte e supave dhe gjellëve të ndryshme apo edhe gatimeve të tjera të kuzhinës shqiptare.

Megjithatë, ajo mund të konsumohet edhe e vetme si një vakt i lehtë plot vlera, shije dhe ushqyes.

Më poshtë u sugjeron  përgatitjen e kësaj sallate krejt lehtë në shtëpi.

Përgatitja e Sallatës Shef në Shtëpi

Një karrotë

Një kokërr domate

Një kastravec mesatar

Një grusht sallatë jeshile

Një grusht rukola

Dy kokrra vezë

1-2 lugë majonezë

Djathë kaçkavall i grirë ose në prerë në kubikë shumë të vegjël

Kripë

Piper

Vaj ulliri

Përgatitja

Si fillim vedosim vezët që të zjejnë. Ndërkohë, pastrojmë me ujë të rrjedhshëm të gjitha perimet, sallatën jeshile si dhe rukolën.

Sallatën jeshile e ndajmë me duar në copëza dhe e hedhim në një tas të madh.

Shtojmë gjethet e rukolës, më pas karrotat, domatet e prera në feta si dhe kastravecat gjithashtu i shtojmë në tasin e sallatës.

Vezët e zjera i pastrojmë nga lëvozhga dhe i presim në feta dhe i shtojmë tek sallata.

Shtojmë kripën, djathin kaçkavall, piperin dhe vajin e ullirit, nëse preferoni edhe disa pika apo feta të holla limoni.

Sipër sallatën e spërkasim me majonezë.

//agroweb/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here