Salcë me mish pule

0
1

Si të përgadisim salcë pule shumë të shishme.

 

Përbërësit:

400 gr mish i bardhe pule
250 gr kërpudha
1 lulelakër
3 decilitra shtalpe për zierje
40 gr djathë parmezan
3 decilitra supë viçi
5 lugë vaj
erëza
Biber i zi

Hapat:

  1. Mishi i bardhë i pulës pritet në katrorka, ndërsa lulelakra ndahet në copë.
  2. Në pak vaj kaurdiset mishi i bardhë i pulës, sa të skuqet e pastaj mbi të derdhet supa e viçit dhe vazhdon kaurdisja derisa të shterët gjysma e lëngut.
  3. Shtohen kërpudhat dhe lulelakra, derdhet shtalpa për zierje dhe zihet në temperaturë mesatare derisa të zbuten perimet.
  4. Nga fundi shtohet djathi parmezan dhe shtohen erëza sipas shijës, salca zihet edhe 2 minuta.
  5. Ju bëftë mirë!

//kuzhinashiptare/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here