Salcë greke skordhalià

0
9

Salca greke skordhalià

 

është një recetë e thjeshtë për t’u realizuar dhe që do të habisë miqtë tuaj. Është e mirë edhe për fëmijët. Në bazë ka përbërës të thjeshtë dhe të shijshëm si patatet dhe djathi feta.

Shoqërohet shumë mirë me vezë të ziera dhe perime të stinës.

Përbërësit për 4 persona:

  • 300 gram patate
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1,5 dl vaj ulliri ekstra i virgjër
  • piper
  • 70 gram djathë feta
  • 1 limon
  • kripë

Përgatitja:

  • Lani patatet bashkë me lëkurën, hidhini në një tenxhere dhe mbulojini me ujë të ftohtë. Lërini të ziejnë për 40 minuta nga momenti që marrin valë. Kullojini dhe qërojuni lëkurën, kalojini në grirësen e patateve ose shtypini me pirun dhe lërini të ftohen.
  • Më pas, hidhni purenë në mikser së bashku me djathin feta të prerë në kubikë. Pasi ta keni fruluar përbërjen për disa sekonda, shtoni në mikser thelpinjtë e hudhrës të qëruar e të prerë në feta. Vazhdoni t’i fruloni dhe shtoni vajin e ullirit ekstra të virgjër.
  • Shtoni më pas lëngun e filtruar të limonit. Rregullojeni me kripë dhe piper. Frulojeni edhe pak derisa salca t’i ngjajë majonezës në dendësi. Më pas vendoseni në një enë dhe hidhini edhe pak piper sipas dëshirës.
//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here