Sa vite ju kushton stresi në punë?

0
122
Studimi – Hulumtimet tregojnë se një mjedis armiqësor në punë mund ta shkurtojë jetëgjatësinë deri në 33 vite. Konkretisht ata që e konfirmojnë janë studiuesit e Universitetit të Harvardit dhe Stanfordit. Duke u nisur nga ky fakt, ata sugjerojnë eliminimin e stresit si faktor dëmtues të shëndetit

Një ambient pune armiqësor dhe stresues mund të reduktojë jetëgjatësinë e jetës sonë. Ata që e thonë këtë janë një grup studiuesish nga Universiteti i Harvardit dhe Stanfordit, të cilët kanë matur vitet që na shkurtohen. Janë plotë 33: një hark kohor shumë i madh që reduktohet për kategori të caktuara shoqërore, më pak të rrezikuara se të tjerat. Duke matur jetëgjatësinë e jetës në SHBA, studiuesit kanë kuptuar se, në disa zona, kjo ishte më e lartë, me të paktën 33 vjet, në krahasim me të tjerat.

stress-workPyetja është, për cilin motiv? Që nga momenti që niveli i stresit varion nga personi në person, kërkuesit kanë ndarë një grup vullnetarësh në 18 nëngrupe, sipas etnisë, seksit dhe shkallës së edukimit. Më pas kanë marrë në konsideratë faktorë të lidhur me vendin e punës (përfshirë oraret, turnet, çekuilibrin familje-punë, mungesën e një sigurie, shkarkimet e papritura) dhe i kanë vënë në raport me të dhënat mbi vdekshmërinë vjetore dhe jetëgjatësinë.

Duke analizuar rezultatet, studiuesit kuptuan se ata që e përjetojnë më shumë stresin dhe përfundojnë në vende pune pak të rekomandueshme, janë ata që kanë marrë një nivel edukimi të ulët.

Sipas një studimi të mëparshëm, meshkujt dhe femrat me më pak se 12 vjet studime në shpatulla, kishin të njëjtën jetëgjatësi, sa edhe një i rritur i lindur në vitet ’50 ose ’60.

Por rol të rëndësishëm luajnë edhe komponentët e tjerë: pasiguria, shkarkimet e shpeshta apo periudhat e ngërçit në kërkim të një pune të re, më shumë se gjithçka shkurtojnë jetën.

Si për meshkujt ashtu edhe për femrat, moskontrolli mbi jetën e vet profesionale paraqet pengesën më të madhe.

Ato që e “vrasin” gjininë femërore, janë sidomos turnet e lodhshme, ndërkohë që gjinia mashkullore trembet më shumë nga klima e pasigurisë së përgjithshme. 

Është i nevojshëm krijimi i ambienteve më të ‘shëndetshme’ në punë, sidomos për nëpunësit me një nivel të ulët edukimi. Për fat shumë nga këto probleme, përfshirë turnet dhe orët e gjata në zyrë, puna e papaguar, mund të zgjidhen thjesht duke modifikuar politikat në zyra”, kështu shkruhet në një artikull të “Washington Post”, “Your job is literally killing you” (Puna juaj, me plot gojën, po ju vret) dedikuar studimit.

Ekspertët japin disa këshilla për t’i evituar pasojat e stresit në punë.

  • Kujdesi: Kujdesuni për zyrën apo për vendin e punës si për dhomën tuaj të gjumit. Të dobishme do të ishin vazot me lule ngjyrë të kuqe, e cila është shumë energjike.
  • Marrëdhëniet: Krijoni marrëdhënie të mira me kolegët dhe me shefat. Mundohuni të flisni ngadalë dhe pak, në të kundërt do të krijoni shumë antipati në ambientin e punës.
  • Pushimi: Mësoni artin e “shkëputjes”, t’i lejosh vetes pesë minuta pushim pas çdo një orë pune do t’ju ndihmojë shumë që të rifreskoni trurin dhe të rinisni punën me më shumë energji. Të bësh një shëtitje, një telefonatë ndonjë shoku apo shoqeje, të dëgjoni pak muzikë etj. Pra dobia e pushimit mes punës është vërtetuar nga shumë studime në këtë fushë.
  • Qeshja: Mësoni të qeshni dhe të bëni shaka në punë. Tregoni ndonjë barsoletë, dërgoni dhe merrni email nga shokët tuaj. /SfidaBiznesi/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here