Sa kohë duhet të qëndroni në një vend pune?!

0
29

Ka shumë opinione të ndryshme se sa gjatë duhet një person të qëndrojë në një vend pune. Disa mendojnë se me të mbaruar universitetin, dikush duhet të gjejë një punë dhe të investohet për të bërë karrierë sa më gjatë.

Disa të tjerë mendojnë se në fakt të ndërrosh vendin e punës është një gjë shumë e mirë, të paktën një herë në 3-4 vjet. Kjo konsiderohet tashmë si një gjë normale. Në vendin tonë nuk ka të dhëna të tilla, apo ndonjë studim të vlefshëm, madje, shumë pak studentë që mbarojnë një shkollë të lartë, arrijnë të punësohen menjëherë në degën për të cilën kanë përfunduar studimet.

Megjithatë, nuk mbetemi prapa, pasi as Britania e Madhe nuk ka statistika shumë të detajuara. Të paktën sipas një artikulli të fundit të BBC-së. Në fakt, sipas një studimi të fundit, një punëmarrës në Britaninë e Madhe, sipas BBC-së, e ndryshon vendin e punës çdo 5 vjet mesatarisht.woman-leaves-workNë SHBA, kjo kohë është edhe më e shkurtër, pasi sipas statistikave zyrtare, njerëzit qëndrojnë në një vend pune për pak a shumë 4 katër vjet.

Por a ka një numër ‘magjik’ se sa duhet të jetë kjo kohëzgjatje?
Nigel Heap, drejtor në firmën e rekrutimit “Hays” në Britaninë e Madhe dhe Irlandë, paralajmëron se të ndërrosh punën shpesh “mund të jetë një njollë e keqe”. “Kur kërkoni vazhdimisht punë të reja pa treguar një arsye të mirë, kjo mund të jetë një arsye që punëdhënësit t’ju shikojnë me shumë vëmendje.
Ata mund të vënë në dyshim aftësinë tuaj për të punuar në një organizatë dhe kjo mund t’ju bëjë të dukeni të përshtatshëm në një mjedis apo edhe në ndërmarrjen e sfidave të reja. Deri tani, elementi që ka ndikur më shpesh ndryshimin e vendit të punës, është mosha.
Në SHBA, qëndrimi mesatar i punëtorëve mbi 55 vjeç deri në 64 vjeç në punë ishte 10.1 vjet, tre herë më shumë se punëtorët e moshës 25 deri 34 vjeç, që statistikisht qëndrojnë 2.8 vjet në një vend pune, sipas statistikave më të fundit të SHBA-ve.
Gjithsesi, ky artikull nënvizon se pothuajse ¼ e të punësuarve janë aktualisht në kërkim të punëve të reja, sipas sondazhit të fundit të “CIPD’s Outlook Employee”, ku u anketuan 2 mijë të punësuar në Mbretërinë e Bashkuar.Coming-Home-How-to-Effectively-Leave-Work-at-the-Office-MainPhotoPër kompanitë sigurisht që kjo është një sfidë më vete. Të humbasësh stafin dhe njohuritë e tyre në mënyrë të vazhdueshme, sigurisht që është një proces i kushtueshëm.//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.