Rrepa dhe patate të pjekura në furrë

0
204

Kemi zgjedhur sot një pjatë tepër të shijshme, ekonomike dhe të shpejtë. Drekë apo vakt për të cilën do të thoni “Si nuk e kemi provuar më parë”?!

Përbërësit:

  • 400 gr patate,
  • 2 qepë,
  • 1 rrepë të bardhë,
  • 250 ml kos,
  • 2 lugë salcë,
  • piper i zi.

Përgatitja:

  1. Pasi t’i keni qëruar dhe larë, prisni patatet në formë kubike. I vendosni ato bashkë me qepët dhe rrepën në një tavë të spërkatur me pak vaj.
  2. Përzieni kosin, salcën, piperin e zi së bashku në një tas dhe më pas, masën e përftuar hidhjani tavës.
  3. Mbuloni tavën me letër kuzhine, futeni të piqet në temperaturë 180 gradë celsius për rreth 30 minuta.
  4. Pas 30 minutave hiqjani letrën ose kapakun dhe lëreni edhe për 20 minuta të tjera, derisa perimet të jenë pjekur mirë. Ju bëftë mirë!
//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here