Roza, ngjyra e feminilitetit

0
1473

Zakonisht e përdorur për dhomat e vajzave të vogla, ndër vite ngjyra rozë po pëlqehet gjithmonë e më shumë edhe për mjedise të tjera të shtëpisë, falë nuancave të ndryshme që ka. Nga më të lehtat si pastel ose antik, deri tek                           tonalitetet më të ndezura si çiklamina apo roza fosforeshente.

Roza është edhe ngjyra e romanticizmit, një nuancë e ngrohtë që transmeton qetësi dhe paqe, e përshtatur në mjedise si salloni apo dhoma e gjumit, por jo vetëm për këtë nuk mund të mos përdoret në mënyrë të ekuilibruar dhe elegante edhe për dhomat e tjera të shtëpisë. Versioni “vintage” dhe roza klasike, ideale për të krijuar mjedise elegante dhe femërore, ky tonalitet i përshtatet në mënyrë perfekte akesorëve me ngjyrë më të lehtë, bezhës ose të bardhës së fildishtë.
3ed13d2d0ee7d4b2a6ac950086385f71Përdoreni rozën antike duke e kombinuar për shembull, me një tipologji mobiljesh bashkëkohore ose duke lyer muret e dhomës. Në këtë rast, kuzhina do të duket delikate dhe e ndriçuar. Aktualisht roza përdoret bashkë me grinë dhe nuancat e saj.

Me këto dy ngjyra është e mundur të arredosh në mënyrë moderrne dhe origjinale. Është e mundur të ndërpresësh vazhdimësinë e mureve duke përdorur rozën antike mbi një mur duke e kombinuar me një divan gri.3Roza është një ngjyrë që kombinohet lehtë dhe bukur. Me bezhën krijon një efekt shumë të rafinuar, më të bardhën një efekt më të ndriçuar, me ngjyrën e hapur të drurit është më natyrale. Në nuancën më të lehtë dhe delikate, roza është perfekte për t’u kombinuar me të bardhën. Në këtë mënyrë mund të arredojmë një sallon në stil modern ose një dhomë gjumi.
Fuksia: sigurisht është nuanca më e thellë, më e gjallë dhe e ndezur e rozës. Mund ta përdorim këtë nuancë për të arreduar një dhomë femërore , modere dhe të re. /revistaclass/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.