Role me speca të pjekur

0
174

Role pak më ndryshe me speca të mbushur me mish të grirë.

 

 

Përbërësit:

10 speca të pjekur
400 gr mish i bluar
100 gr përshutë
1 kokë qepë
1 lugë biber i kuq
100 gr kaçkavall
3 vezë
2 decilitra shtalpe për zierje
40 gr djathë parmezan
2 decilitra qumësht
0,5 decilitra vaj
Rigon
melmesa

Hapat: 

1. Përshuta, qepa dhe kaçkavalli priten në katrorka, specat e pjekur qërohen, u heqen farat dhe priten përgjysmë për së gjati.
2. Në pak vaj kaurdisen qepa dhe përshuta, shtohet mishi i bluar dhe kaurdiset duke shtuar ujë kohë pas kohe.
3. Nga fundi i kaurdisjës shtohen biber i kuq, rigoni, mëlmesa të përziera sipas shijës.
4. Vazhdon kaurdisja derisa mishi të zbutet tërësisht, mbushja e përgatitur lihet të ftohet, pastaj shtohet kaçkavalli dhe përzihet.
5. Në secilën gjysmë të specit vendoset nga një lugë e mbushjës së përgatitur dhe speci bëhet role, roletë priten përgjysmë, me qëllim që të fitohn dy role të vogla.
6. Ena rezistuese ndaj zjarrit lyhet dhe në të renditen vertikalisht roletë e specave të mbushur.
7. Në enë të veçantë tunden vezët, shtalpa për zierje, parmezani dhe qumështi, kjo përzierje derdhet mbi specat e mbushjës.
8. Ushqimi piqet, derisa të skuqet në furrën e nxehtë në 200 gradë celsius.
9. Ju bëftë mirë!

//kuzhinashiptare/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.