Recetë: Kifle bavareze

0
35

Recetë shumë e shijshme..

Përbërësit:

225 gr miell
3.5 gr tharm buke
0.5 lugë sheqer
50 + 180 ml ujë të ngrohtë
1 lugë receli kripë
1.5 l ujë
30 gr sodë bikarbonë
kripë deti

Përgatitja:

Në 100 gr miell shtojmë tharmin, sheqerin dhe 100 ml ujë të ngrohtë. Masën e përziejmë mirë me pirun dhe e lëmë të fermentohet për 30 minuta në vend të ngrohtë.
Pastaj shtojmë edhe 180 ml ujë të ngrohtë, kripë dhe pjesën e mbetur të miellit. Formojmë brumin.

E ngjeshim mirë për 5 minuta, pastaj e lëmë të dyfishohet në masë për 60 minuta të tjera.
Pas 45 minutash, 3 litra ujë e vëmë të vlojë.

Brumin e ardhur e ngjeshim dhe e ndajmë në 10 pjesë të barabarta. Secilin kulac e tëhollojmë me tëholluese e më pas e mbështjellim në formë kifleje.

Në ujin e vluar shtojmë sodën bikarbonë ngadalë, në mënyrë që të mos vlojë shumë. Pastaj në ujë hedhim kiflet e formuara.
Kiflet zihen në ujin me sodë bikarbone për rreth 2 minuta. I nxjerrim ngadalë dhe I vendosim të kullohen në një pecetë për disa sekonda. Pastaj me të shpejtë I vendosim në tavën e mbuluar me letër për pjekje.

Secilën kifle e presim sipër me thikë dhe i hedhimngapak kripë deti.
Piqen në furrën e parangrohur në 220 gradë për rreth 20 minuta ose derisa të marrin një ngjyrë të bukur kafe. Shërbehen me djathë ose kajmak.

/rtklive/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here