Receta natyrale per trajtimin e akneve

0
1205
Aknet janë një problem shumë i përhapur jo vetëm tek adoleshentët por edhe tek te rriturit, meshkuj apo femra.
Të gjithe duan të kenë një lëkurë të butë e perfekte, por të paktë janë ata që e kane gjenetike e të tjeret duhet të kujdesen shumë për ta arritur këtë.

Problemet e lëkurës janë të shumta duke filluar nga pikat e zeza, pucrat, njollat kafe, rrudhat dhe aknet. E fundit kërkon një trajtim specifik dhe është me e vështire për tu kuruar por jo e pamundur.

Ekzistojnë me mijëra produkte kozmetike, bimore apo farmaceutike të cilat pretendojne që mund të kurojne aknet, por jo cdo person reagon njësoj ndaj tyre, e nëse ka funksionuar për dikë kjo sdo të thotë që e njejta gjë mund t’ju ndodhë dhe juve.

Pavarësisht këtij fakti ekziston dhe mundesia e në reaksioni apo alergjie të mundshme, vecanërisht nëse produkti është blerë pa rekomandimin e një dermatologu të specializuar.

Produktet natyrale janë gjithmonë një zgjedhje e shëndetshme dhe pa kosto. Ne po ju propozojmë disa receta natyrale për trajtimin e akneve të cilat kanë efekt të dukshem:

aknet 1Aspirinë+lëng limoni

  • 6-12 asprinë kokërr
  • 1/8-1/4 lugë çaji me lëng limoni

Përzieni 6 aspirina me lengun e limonit sa ti mbuloni ato. Lëreni aspirinën të shkrijë dhe përzieni sa të formohet një pastë. Masën e formuar vendoseni në zonat problematike dhe lëreni per disa 10-20 minuta. Pastrojeni fytyrën me pambuk me ujë.

Kjo maskë është e efektshme falë përbërësit të saj, acidit salicilik i cili vepron si një peeling kimik për kurimin e akneve. Është përbërësi më i zakonshëm edhe në kremerat e gatshëm. Ndërsa limoni vepron si eksfoliues duke hequr qelizat e vdekura të lëkurës. Ai gjithashtu ndihmon në përmiresimin e pamjes dhe njëtrajtshmërisë së lëkurës, redukton inflamacionet dhe zbeh shenjat e akneve. Në këtë mënyrë aknet thahen dhe zhduken shumë shpejt.

Por kujdes, mos e pëerdorni këte pastë cdo dite, 2-herë në jave janë të mjaftueshme. Para se ta aplikoni në fytyrë gjithmonë lajeni për të hequr makeup-in apo papastërtitë. Pas aplikimit dhe larjes së maskes, përdorni një krem hidratant sepse lëkura thahet.

aknet2

Maske me tërsherë

  • 1/4 filxhan me tërsherë
  • 1/4 filxhan me ujë të valuar

Vëreni ujin të ziejë dhe grini tërshërën në një grirës. Përziejini bashkë derisa të formohet maska. Aplikojeni maskën kur ajo të jetë ftohur dhe lëreni të veprojë për 10 minuta. Shplajeni mirë me ujë të vakët.

Pse kjo maskë është efektive kunder akneve?
Tërshëra ka veti që të sherojë inflamacionet dhe të reduktojë skuqjen e lëkures si pasojë  e akneve. Ajo lufton 3 faktorët kryesorë që shkaktojë aknet: yndyrën e lëkurës, qelizat e vdekura dhe bakteret. Ajo vepron gjithashtu si tonik duke pastruar dhe minimizuar poret.

Mund të shtoni edhe përbërës të tjerë si mjalt apo “tea tree oil” të cilat ndihmojnë në kurimin dhe qetësimin e akneve.

aknet3Pasta e dhëmbeve
Në fakt për pastën e dhëmbeve ka shume opinione kontradiktore sepse ajo mund të ketë efekte pozitive për disa persona ndërsa të  tjerë mund të shkaktoë irritime.

Kjo metodë natyrale është shumë e përdorur për 2 arsye: e para sepse është me kosto të papërfillshme dhe e dyta sepse ka ndikim të shpejtë tek aknet. Por pasta e dhëmbeve duhet përdorur vetëm për trajtim lokal, direkt tek pucra dhe jo në të gjithë fytyrën. Nëse lyeni të gjithë fytyrën rrezikoni irritim, skuqje dhe djegie të lëkurës.

Vecoria  e pastës së dhëmbëve qëndron në faktin që ajo i përthan pucrat falë përbërësit të saj sulfur. Mos përdorni pasta të cilat kane efekt zbardhues, në formë xheli apo me përmbajtje kanelle, sepse mund të shkaktojnë inflamacione njëlloj sikur të keni përdorur perioksid hidrogjeni.

aknet4

Aloe Vera
Tashmë kjo bimë është e njohur për të gjithë për vetitë dhe benefitet e saj. Ajo përdoret gjerësisht nëpër kremra dhe produkte kozmetike apo farmaceutike. Një formë e përdorimit të saj është për trajtimin e akneve. Aplikojeni direkt në zonën problematike dhe jo në të gjithe fytyrën. Vetitë e Aloe Vera kanë të bëjnë me uljen e enjtjeve dhe skuqjeve, gjithashtu e bën lëkurën më të butë e të njëtrajtshme.

Përdorini këto maska si një alternativë të mirë në luften kundër akneve e nëse nuk ndjeni përmiresime, konsultohuni me një dermatolog apo estetiste të specializuar./StilDheJetese/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here