Receta me kungull që përgatiten në vetëm gjysmë ore

0
84

Një menu me kungullin si produkt kryesor. Thuaji “lamtumirë” pilafit të zakonshëm me lëng pule, si ushqimi më i shpejtë që mund të gatuani në shtëpi.

Më poshtë po ju tregojmë si të përgatisni një pjatë të parë për gjysmë ore.

Kungulli është një domosdoshmëri në tavolinat tona, por zakonisht nuk e përdorim për receta të shpejta. Në menunë që propozojmë më poshtë, kungullin mund ta gatuani në një tigan. Kështu mund të realizoni një pjatë të parë shumë të shijshme.

Makarona me kungull dhe proshutë

  • Vendosni ujin për të zjerë makaronat dhe ndërkohë skuqni një qepë me pak vaj ulliri, shtoni kripë dhe piper, pak ujë të nxehtë që e keni marrë nga tenxherja.
  • Ndërkohë prisni kungullin në pjesë të vogla dhe shtojini ato në tigan. Hidhni edhe pak proshutë të prerë hollë dhe një majë luge me kripë.
  • Ndërsa makaronat bëhen gati, shtoni ujë herë pas here tek tigani ku keni hedhur kungullin.
  • Më pas kullojini makaronat dhe i shtoni në tiganin me salcë. Përfundoni pjatën duke shtuar djathë dhe pak piper të zi.

//shije

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.