Receta e limonadës së zezë: Pija e fuqishme që largon toksinat nga trupi juaj

0
1

Duke qënë se jetojmë në një botë të mbushur me toksina që kërcënojnë vazhdimisht shëndetin tonë është mëse e nevojshme që të gjejmë pastruesin perfekt për organizmin.

Disa këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë ta mbani trupin në formë ideale:

  1. Produktet e kujdesit personal duhet të jenë të gjitha bimore.
  2. Sapo të zgjoheni duhet të konsumoni ujë të vakët me limon.
  3. Duhet të përdorni vetëm produkte bimore.
  4. Bëni shpesh herë skrub trupit vetëm me furçë në të thatë.
  5. Limitoni përdorimin e kafeinës.
  6. Qëndroni të hidratuar.
  7. Mos konsumoni ushqime të paketuara, procesuara, sheqeri e rafinuar etj.

Përdoreni këtë pastrues të shëndetshëm dhe organik i njohur si limonda e zezë, kjo sepse përmban qymyr druri të aktivizuar. Në industrinë mjekësore qymyri i aktivizuar ka gjetur vendin e vet dhe përdoret për të trajtuar overdozën nga droga ose helmimin, për shkak të aftësisë së saj për të hequr toksinat nga trupi.

Përbërësit:

  • 4 gota me ujë të filtruar
  • ¼ filxhan me shurup panje
  • 1 lugë nga pluhuri i kapsulave industriale mjekësore me qymyr
  • pak kripë himalaje
  • ½ filxhan lëng limoni i sapo shtrydhur

Përgatitja:

Në një gotë shtrydhni lëngun e limonit dhe më pas kullojeni.

Më pas hapni kapsulat dhe hidhini brenda përzierjes.

Shtoni përbërësit e mbetur dhe i përzieni të gjitha mirë.

Konsumojeni me stomak bosh, 1 orë para vaktit të mëngjesit dhe darkës. Para se ta pini trazojeni mirë.

//shije/

SHPËRNDAJE
ParaSi ta shmangni djersitjen
Infosite

Në Sofra do të gjeni informacione dhe këshilla të dobishme për shëndetin, tryezën dhe shtëpinë tuaj. Zbuloni gjithçka ju duhet për një jetë më të qetë e të lumtur me familjen tuaj!

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here