Reçel me lëkurat e limonit

0
41

Ju ka vajtur mendja për reçel? Dhe në kuzhinë keni disa limona? Ja si ti shndërroni ato në reçelin më të shijshëm që keni provuar ndonjëherë…. 

Përbërësit:

  • 1 kg lëkura limoni (limona me lëkurë të trashë)
  • 1 kg sheqer
  • 2 gota ujë
  • lëngun e 1/2 së limonit

Përgatitja:

  • Grijmë lehtë lëkurat e limonave, më pas i presim në feta, i vëmë në tenxere me ujë që të ziejnë. Nga momenti që marin valë i lemë për 5 minuta.
  • E përsërisim edhe një herë këtë gjë, më pas bashkojmë cepat e lëkurave dhe i vemë nga një kunjë dhëmbësh.
  • Kur i kemi mbaruar të gjitha i fusim në një tas me ujë dhe i lemë tërë natën. Në mëngjes vëmë ujin dhe sheqerin të ziejnë për 10 minuta.
  • Shtojmë lëkurat e limonit siç janë me kunja dhëmbësh. I ziejmë për 10 minuta. I heqim, i lemë të ftohen mirë, më pas i vemë sërish të ziejnë derisa shërbeti të trashet.
  • Pesë minuta para se ta heqim i shtojmë edhe lëngun e limonit. Ju bëftë mirë!
//kuzhinaime/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here