Radhën e ka kastraveci

0
333

Maskat me produkte natyrale sa vijnë dhe po preferohen më shumë. Këtë herë radhën e ka kastraveci. Bëhet fjalë për një maskë për lëkurat e ndjeshme, e cila ushqen, hidraton lëkurën në thellësi, mbyll poret dhe pastron shenjat e kuqe pas acarimit të lëkurës.

maske53

Çfarë do t’ju nevojitet:

  • Një kastravec i vogël
  • Gjysmë filxhan kos
  • 3 lugë qumësht të mpiksur

 

 

kastravec (1)Përgatitja:

Përgatitja është shumë e thjeshtë. Grini kastravecin dhe e bashkoni me kosin dhe qumështin. Përzijeni mirë derisa përbërësit të kthehen në një masë dhe maska është gati.

 

 

ImagesPërdorimi:

E përhapni maskën në fytyrë dhe në pjesën e qafës duke e masazhuar njëkohësisht. E lini për pesë minuta dhe shpëlani me ujë të freskët.

Extra: Lëngu i kastravecit mund të përdoret për djegiet nga dielli sepse freskon lëkurën dhe shpejton shërimin. Gjithashtu, ai rekomandohet edhe kur fëmijët kanë temperaturë sepse forcon organizmin e tyre.

/RevistaClass/

 

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here