Racionet e balancuara, esenciale për zhvillim të mirë të fëmijëve

0
30

Mes moshës 3 dhe 11 vjeçare fëmijët kalojnë nëpër “fëmijërinë e hershme”. Është e rëndësishme të respektohen standardet e racioneve të ushqimit sa i përket sasisë dhe llojlloshmërisë të nevojshme për secilën moshë.

Adaptoni një dietë të shumëllojshme për fëmijën tuaj. Gjithashtu zhvilloni edhe shprehinë e mirë për të ngrënë ngadalë në tavolinë dhe respektoni ritmin e 4 racioneve në ditë në kohë të cakuar.

Balancimi i dietës:

Së paku 5 herë në ditë: Fruta dhe perime të pasura me vitamina, minerale dhe fibra;

Së paku 3 herë në ditë: Produkte të qumështit të pasura me kalcium dhe proteina;

Në secilin racion varësisht nga apetiti: drithëra, brum, mollë për të plotësuar nevojat me karbohidrate;

1 deri 2 herë në ditë: mish, peshk ose vezë për të përfituar proteina;

Obligative: ujë (shmangni pijet e gazuara me përmbajtje të sheqerit)

Produktet për tu shmangur: Produktet me përmbajtje të lartë të yndyrnave dhe sheqerit;

Fëmijët janë në zhvillim, shtojnë peshë, rritet sasia e gjakut dhe rriten nevojat për hekur. Merrni në konsideratë që ta ushqeni me mish të kuq, burim i hekurit si forma më e mire e absorbimit të hekurit nga organizmi.

Për rritje të fëmijës dhe zhvillim të mirë: Kalcium + Vitamin D. Kalciumi forcon eshtrat dhe dhëmbët. Gjindet më së shumti në qumësht dhe produkte të qumështit. Vitamina D ndihmon kalciumin të apsorbohet më mirë nga organizmi.

Rekomandojmë: PEDIAKID ® Calcium C +

PEDIAKID ® Calcium C + është formuluar në mënyrë të posaqme për fëmijët nga burimi i koncentruar i Kalciumit për të mbuluar 100% nevojat ditore për Kalcium. Gjithashtu kombinimi me Vitaminë D rritë apsorbimin e Kalciumit në organizëm.

Formula e produktit është e përshtatshme për fëmijët që nuk kanë tolerance ndaj laktozës dhe alergjive nga qumështi. Për përdorim të lehtë dhe praktik PEDIAKID ® Calcium + vjen në formë të qeseve me shije të Cola, aplikohet direkt në gjuhë deri sa të shkrihet ose të tretet në ujë.

Hani në orar të caktuar

4 vaktet e fëmijës tuaj janë edhe orari i tij ditorë pa marrë parasysh se a është në shkollë, gjatë ditëve të javës ose vikendeve. Është e rëndësishme që të mbahet ky ritëm. Mesatarja në mes racioneve 4 orë të shmangen ushqimet që kategorizohen si snack.

Si të veproni nëse fëmija juaj ka problem me ushqimin?

Përpiquni të keni menu të njejtë për të gjithë anëtarët e familjes dhe ndani ushqimin me fëmijën tuaj sa më shpesh që të mundeni. Kurreshtja dhe argëtimi janë sikurse sëmundja ngjitëse.

Dukja, aroma, dhe ngjyra e një ushqimi të ri mund ta befasojë fëmijën tuaj. Mos e detyroni atë të hajë, megjithatë mund ta lusni disa here që ta hajë ushqimin në forma të ndryshme dhe ta trimëroni që ta provojë. Pregatitja dhe prezentimi luan rrol të rëndësishëm dhe mundet të ndryshojë shijen e ushqimit dhe të ndikojë te fëmija në ngrënien e ushqimit.

Lereni atë të zgjedhë. P.sh. ofrojini disa dezerte: mollë, portokall ose jogurt.

Mos i harroni edhe ushqimet e preferuara: (ëmbëlsirë, bonbon) por të konsumohen në sasi të vogla.

Gjithashtu mund ti merrni fëmijët me vete kur ti bëni blerjet në market p.sh. duke e lënë atë që vet ta zgjedh copën e tij të mishit.

Gatimi së bashku me të mund të jetë një mundësi për fëmijën që ta shoh vet transformimin e ushqimit para dhe pas gatimit.

Njëra apo forma tjetër nga një here mund ta zgjojë pasionin për ushqim!

Lëvizni pak çdo ditë

Fëmija juaj duhet të kalojë kohë në shkollë por duhet edhe të argëtohet në fundjava. Ofroni atij që të dilni së bashku me biçikletë, të merreni së bashku me punë kopështi ose thjesht të shëtisni në këmbë (së paku gjysëm ore në ditë). Mbani mend se duhet të jeni shembull për të dhe shfrytëzojeni çdo mundësi që të lëvizni me të. Dhe regjistrojeni atë në aktivitete sportive!

Rekomandimi jonë PEDIAKID ® Vitamines & Oligoéléments

22 Vitamina dhe Minerale nga ekstraktet e frutave dhe perimeve.

PEDIAKID ® 22 Vitamines & oligoéléments përmban ekstrakte të frutave dhe perimeve, të cilat ndihmojnë organizmin të plotësojë nevojat ditore me Vitamina dhe Minerale.
Është i pasur me Vitamina A, E, C, B1, B2, B3, B5, B6, B8, B9, B12, Kopër, Selen dhe Jod, që ndihmojnë organizmin të jëtë më energjik, ndihmojnë zhvillimin fizik, atë psiqik, metabolizmin dhe forcimin e sistemit imunitarë.
Ka shije natyrale të portokallit dhe kajsisë.

PEDIAKID® Multivitamin Goma Përtypëse përmban 14 Vitamina and Minerale me ekstrakte të Frutave dhe Perimeve. E pasur me Vitamina A, C, E, K, B1, B6, B8, B9, B12, Selenium dhe Zink, Multivitamin Goma përtypëse ndihmojnë organizmin të plotësojë nevojat ditore me Vitamina dhe Minerale.

Me shije shumë të mirë natyrale të Portokallit dhe Qershisë,pa gjelatin, pa gluten, pa laktozë dhe shtesa artificiale.    

//telegrafi/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here