Qofte të lehta shtëpie me kungulleshka dhe vezë

0
14

Perimet e stinës janë fantastike, të freskëta e të pasura me vlera ushqyese janë ideale për të përgatitur receta të ndryshme dhe të lehta në shtëpi.

Të tilla janë kungulleshkat, të njoma e të freskëta ato i japin shije të plotë çdo gatimi dhe të kënaqin nepsin dhe oreksin menjëherë sapo i kenë tryezë.

Më poshtë do të gjeni recetën fantastike të qofteve të shtëpisë me kungulleshka.

Përgatitja e Qofteve me Kungulleshka në Shtëpi

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

400-500 gr kungulleshka të freskëta

2-3 kokrra vezë

1 lugë gjelle gjalpë i freskët

3-4 lugë gjelle miell për qoftet

4-5 lugë gjelle miell për lyerjen e qofteve

4-5 lugë gjelle djathë i thërrmuar

Nenexhik

Majdanoz

Piper

Kripë


Përgatitja

Si fillim, ju udhëzon që kungulleshkat t’i pastroni me ujë të rrjedhshëm e më pas t’i grini imët në rende.

Më pas, vendosini në një napë apo kullorëse kuzhine për të larguar të gjithë ujin e tyre.

Pasi të keni larguar gjithë ujin nga kungulleshkat hidhini në një tas të madh, shtoni aty vezët, kripë, gjalpin, miellin, djathin e thërruar, nenexhikun dhe majdanozin e grirë (erëzat përzgjidhen sipas preferencës).

Përziejini mirë të gjitha bashkë derisa masa të bëhet e njëtrajtshme.

Nëse del e lëngshme, AgroWeb.org ju këshillon që të shtoni edhe pak miell.

Ndajeni brumin në toptha të vegjël, të rrumbullakët apo të sheshtë.

Kalohen në miell dhe skuqen nga të dyja anët.

Shoqërohen në mënyrë fantastike me salcë kosi të freskët, supa të ndryshme të lehta por edhe me sallata të stinës.

Kungujt e njomë kanë pak kalori. Ato janë një zëvëndësues i mirë për ushqimet e pasura me kalori. Për më tepër, kombinimi i fibrës dhe ujit (95%) që gjenden tek kungujt e njomë mbajnë nën kontroll oreksin tuaj, ju ndihmojnë të digjni kalori dhe ju japin shumë energji.

Kompleksi i vitaminave B dhe prania e zinkut dhe kaliumit tek kungulleshkat ndihmojnë në shpërbërjen e sheqerit në trup.

//rtk/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here