Qofte mesdhetare

0
54

Përbërësit për 4 persona:

* 800 gr mish i grirë
*1 lugë kafeje rigon
* 1 kub supë e gatshme viçi
* 1 thelb hudhër
* 1 kokë qepë
* 1 lugë mustardë
* 1 lugë gjalpë
* 3 patate të ziera
* ½ luge piper i kuq
* 4 lugë uthull
* 150 gr djathë
* 1 vezë
* vaj, kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Patatet e ziera dhe të qëruara i presim në rrathë dhe i vëmë në enë të thellë. Në tenxhere me ujë në zjarr e ziejmë supën e gatshme. Tenxheren me supën e zier e heqim nga zjarri dhe në të e shtojmë mustardën dhe uthullën. Hedhim kripë dhe piper të zi dhe përziejmë me tel kuzhine.

Këtë salcë e hedhim sipër patateve të ziera. E grijmë qepën dhe hudhrën dhe i skuqim në tiganin me gjalpin e shkrirë.

Në enë të thellë e vëmë mishin e grirë. Hedhim mbi të kripë, rigonin dhe piperin e kuq. Qepën dhe hudhrën e skuqur i shtojmë në enën me mishin e grirë. E thyejmë vezën në enë dhe përziejmë me lugë, derisa të bashkohet masa.maxresdefaultDjathin e presim në 8 kube. Nga mishi i grirë bëjmë 8 qofte. Në mes të çdo qofteje vëmë nga një kub djathë. Në tiganin në zjarr hedhim gjalpë dhe vaj dhe i skuqim qoftet.

Në pjatën për servirje i vëmë gjethet e rikulës. Sipër vëmë feta domateje. Domatet e thara në yndyrë i presim në copë dhe i vëmë në pjatë. Pastaj, në pjatë i rendisim rrathët e patates së zier. Në fund, në pjatë i vëmë qoftet. Me garuzhdë, sipër qofteve hedhim nga marinada në të cilën qëndronin patatet.

Këshillë: Më së miri është që piperin e zi ta përdorni në kokrra, ose të grihet në fund të gatimit, sepse shpejt e humb shijen. E përmirëson shijen e gatimeve me mish, me fruta deti dhe me vezë. /Telegrafi/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here