Qofte me makarona

0
2

Receta: Qofte me makarona

Përbërësit

  • 400 gr mish i bluar viçi
  • 100 gr pershute e tymosur
  • 1 vezë
  • 2 rriska bukë
  • 1,5 decilitra qumësht
  • 2 qepë të reja
  • 0,5 decilitra vaj
  • 250 gr kaçkavall
  • 300 gr makarona
  • mëlmesa të përziera indiane (garam masala)
  • kripë
  • Biber i zi

PËR SALCË

  • 5 lugë vaj
  • 500 gr domate të konservuara
  • 1 lugë e vogël sheqer
  • 3 thelpinj hudhre
  • borzilok
  • Rigon
  • melmesa të përziera

Hapat
1
Përshuta e tymosur dhe qepët e reja priten në katrorka, ndërsa kaçkavalli grihet trash nerende, rriskat e bukës ngjyhen në qumësht, pastaj kullohen dhe thërrmohen.

2
Makaronat zihen në ujë me kripë dhe pastaj kullohen nga lëngu i tepërt, në enë të përshtatshme bashkohen mishi i bluar, veza, përshuta, qepët e reja, buka e bërë thërrime dhe mëlmesa sipas shijës.

3
Të gjitha përzihen me dorë në mënyrë që të fitohet një masë kompakte, nga masa e përgatitur, me duar të lyera me vaj, formësohen toptha të diametrit 2,5 centimetra e pastaj qoftet kaurdisen në vaj të nxehtë, sa të skuqen.

4
Salca, domatet e konservuara priten në katrorë ndërsa hudhra grihet shumë imët.

5
Në pak vaj kaurdisen hudhra, pastaj shtohen domatet e konservuara, borziloku, rigoni, sheqeri, mëlmesa sipas shijës, të gjitha kaurdisen derisa të fitohet një masë kompakte.

6
Finalizimi, ena rezistuese ndaj zjarrit lyhet me vaj dhe në të derdhet gjysma e salcës së përgatitur, salca mbulohet me makaronat e zier dhe renditen qoftet e kaurdisura.

7
Përmbi makarona dhe qofte hedhet kaçkavalli i grirë dhe përmbi kaçkavall derdhet salca e mbetur, gjella piqet, derisa të skuqet në furrën e nxehtë në temperaturë 200 gradë celsius.

8
Ju bëftë mirë!

//albeu/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here