Që frigoriferi juaj prej inoksi të shkëlqejë gjithmonë

0
587

Frigoriferi ose pajisjet e tjera prej inoksi në shtëpinë tuaj i japin një qasje moderne kuzhinës, por kur vjen puna për t’u pastruar, na lodhin pak. Gjurmët e gishtave, pluhuri dhe mbetjet e ushqimeve duken gjithmonë.

Kur u shkojmë një leckë, përveç njollave, në to mbeten edhe gjurmët e leckës. Ja si të kujdesemi që këto pajisje të jenë gjithmonë plot shkëlqim.

Gjëra që ju duhen:

  • një shishe spray (bosh)
  • 1 gotë ujë
  • 1 gotë uthull e bardhë e distiluar
  • vaj ulliri
  • Një peshqir për pastrim
  • Një copë mikrofibër

Hapi 1: Përgatisni spray-n. Shtoni në shishen bosh të spray-t ujin dhe uthullën. Tundeni mirë shishen që të përzihen përbërësit

Hapi 2: Spërkasni përgatitjen në sipërfaqen e frigoriferit tuaj. Më pas fshijeni me peshqir që të pastrohen dhe gjurmët e gishtave e të ushqimeve. Sigurohuni që të fshihni me të njëjtin drejtim me sipërfaqen e inoksit.

Hapi 3: Përfundoni pastrimin me vaj ulliri. Hidhni disa pika vaj ulliri në copën tuaj mikrofibër. Më pas fërkoni sipërfaqen vazhdimisht, në të njëjtin drejtim. Prisni 20 minuta dhe me të njëjtën mikrofibër pastroni ndonjë mbetje të pikave të vajit të ullirit. Do të shihni menjëherë një ndryshim të madh. Nuk do të ketë më njolla dhe frigoriferi juaj do të jetë si i ri!

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.