Pulë e pjekur në folie alumini

0
51

Receta: Pulë e pjekur në folie alumini

Përbërësit

  • 8 kofshë pule
  • 80 gr oriz
  • 3 karrota mesatare
  • 400 gr presh
  • gjysmë xhenxhefil
  • rozmarine
  • kripë
  • Biber i zi
  • vaj vegjetal

Hapat

Së pari kofshët i marinojmë me vaj vegjetal, kripë, biber të zi, xhenxhefil dhe i lëmë mënjanë të qëndrojnë së paku gjysmë ore.

Në anën tjetër i premë karrotat, patatet dhe preshin, të gjitha i vendosim në një enë ku shtojmë edhe orizin, pastaj i hedhim kripën, biberin e zi, vajin dhe e përziejmë.

Marrim një folie alumini e ndajmë, e mbushim me perime, përmbi perime i vendosim dy kofshët, një degë rozmarinë dhe e mbyllim në të gjithë anët.

Gjatë mbylljës shtojmë nga pak ujë dhe pastaj e mbyllim tërësishtë.

Në këtë mënyrë veprojmë edhe me tri tjerat, pastaj i vendosim në tespi dhe i pjekim në temperaturë 200 gradë celsius për 40 minuta.

Ju bëftë mirë!

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.