Pulë e mbushur

0
65

Pulë e mbushur pak më ndryshe.

 

Përbërësit:

1 pulë
100 gr përshutë
200 gr mish i bluar
150 gr mushkëri pule
50 gr oriz
1 kokë qepë
100 gr kërpudha të konservuara

1 vezë
1 brokoli
½ lulelakër
2 karrota
100 gr gjalpë
0,5 decilitra vaj
erëza
kripë
Biber i zi

Hapat:

1. Mushkëritë e pulës, qepa dhe kërpudhat e konservuara priten në katrorka, orizi zihet në ujë me kripë e pastaj kullohet nga lëngu i tepërt.
2. Në pak vaj kaurdiset qepa, sa të marrë ngjyrë të kristaltë, pastaj shtohen mishi i bluar dhe mushkëritë e pulës, vazhdon kaurdisja derisa të zbuten të gjithë përbërësit.
3. Nga fundi i kaurdisjës shtohen kërpudhat e konservuara, orizi dhe ërëza sipas shijës, përzihen dhe lihen të ftohen, masës nga mishi i shtohet veza dhe përzihet.
4. Pula fërgohet me erëza të përziera, e pastaj me ndihme të një thike jo të mprehtë, lëkura e pulës ndahet nga mishi i bardhë, renditen rriskat e përshutës dhe lëkura sërish paloset në vendin e vet.
5. Brendësia e pulës mbushet me mbushjën e përgatitur dhe pula qepët me pe kuzhine.
6. Ena rezistuese ndaj zjarrit lyhet me vaj, vendoset në të pula e mbushur dhe mbulohet me letër alumini, pula piqet derisa të zbutet në furrën e nxehtë në temperaturë 250 gradë celsius
7. Pastaj hiqet letra e aluminit, furrës i zvoglohet temperatura në 200 gradë celsius, derisa të skuqet pula.
8. Lulelakra, brokoli dhe karrotat zihen në ujë me kripë, derisa të zbuten e pastaj hiqen nga uji dhe kullohen nga lëngu i tepërt.
9. Perimet e ziera kaurdisen në gjalpë të nxehtë, shtohen erëza sipas shijës dhe shërbehen si garnir me pulën e mbushur.
10. Ju bëftë mirë!

//kuzhinashiptare/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.