Puberteti tek femrat

0
235

Puberteti është proces disavjeçarë i ndryshimeve fizike, psiqike dhe emocionale nëpër të cilin kalojnë të gjithë njerëzit me zhvillim normal. Trupi ynë në mënyrë të shpejtuar ndryshon, por njëkohësisht ndodhin ndryshime edhe në mënyrën se si e sheh botën rreth tij/saj një adoleshent/e.

Shumica e njezëzve e kalojnë pubertetin si një periudhë të pakëndshme – akne, qime të shtuara në vende të caktuara në trup, rritje e peshës trupore, ndjenja të reja të panjohura, erë më e fortë e trupit, ndryshime të shpeshta të disponimit… Kalimi nga “fëmija” në “person të rritur” është unik për çdo femër.pubertetiDerisa te dikush fillon më herët dhe ndodhë me shpejtësi të madhe, tek disa të tjera simptomat paraqiten disa vite më vonë dhe zhvillohen me tempo të ngadalsuar. Pavarësisht dallimeve, është fakt se çdo femër e re kalon gjatë këtij procesi të pjekjes seksuale në një mënyrë e përgatitë trupin për riprodhim.

Kur fillon puberteti tek femrat?
Njëri nga dallimet ndërmjet pubertetit tek femrat dhe meshkujt është pikërisht mosha në të cilën fillojnë ndryshimet e mëdha. Tek gjinia e butë puberteti fillon më herët, ashtu që simptomet e para paraqiten nga mosha 8 – 13 vjeçare. Nga ana tjetër, meshkujt kryesisht hyjnë në pubertet nga mosha 10 – 16 vjeçare.

Është vërejtur se femrat me peshë trupore më të madhe hyjnë në pubertet më herët për dallim nga ata me një fizik sportiv ose më të dobëta. Në vitet e fundit në mënyrë aktive debatohet për hyrjen e hershme në pubertet të fëmijëve. Është fakt se me kalimin e viteve ka ndryshuar mosha në të cilën fëmijët fillojnë të jenë më të pjekur, kryesisht tek femrat. Hulumtimet e fundit relevante të shpallura nga Akademia Amerikane e Pediatrisë, thonë se mosha mesatare e fillimit të pubertetit tek femrat është në rënie konstante – në vitin 1860 ajo ishte 16,6 vjeç, kurse në vitin 2010 ka rënë deri më 10,5 vjeç.

Gjithnjë e më shpesh tek femrat simptomet e para të pubertetit paraqiten para moshës 10 vjeçare. Për pjesën më të madhe të femrave, shfaqja e gjinjëve është shenja e parë për pjekuri trupore.

Çfarë ndryshime shfaqen tek femrat gjatë kohës së pubertetit?
Shkaktarë për ndryshimet e dukshme dhe të padukshme tek femrat në pubertet janë hormonet. Në fakt, estrogjeni shkakton më shumë ndryshime në trupin e femrës. Ja se cilat ndryshime janë më karakteristike për pubertetin tek femrat:

Zhvillimi i gjinjëve
Procesi i rritjes së gjinjëve fillon me një fryerje të vogël nën thithëset e gjinjëve dhe vazhdon me rritjen e gjithë zonës. Është e mundur të paraqitet kruarje dhe ndjenjë e pakëndshme, por kjo është normale. Gjithashtu nuk është dukuri e rrallë edhe paraqitja në ndryshimin e madhësisë së gjinjëve.

Gjinjët mund të kenë nevojë edhe deri më 5 vite për ta arritur formën dhe madhësinë përfundimtare, të cilat në masë të madhe janë trashëguese. Është mirë të dihet se, gjinjtë, pavarësisht madhësisë së tyre, janë në gjendje për të prodhuar qumësht të mjaftueshëm kur të vije koha për atë. Gjatë kohës së pubertetit, adoleshentet mësojnë se periudha para menstruacionit karakterizohet me gjinjë të fryer dhe të ndjeshëm.

Paraqitja e qimeve në regjionin intim dhe pjesëve të tjera të trupit
Qimet në pjesët intime paraqiten shumë shpejtë pas fillimit të rritjes së gjinjëve. Në fillim ato janë të rralla dhe të drejta, por me kalimin e kohës bëhen gjithnjë e më të zeza, më të trasha dhe zakonisht formojnë formë trekëndëshi në zonën intime. Pjesët tjera të trupit tek të cilat më shpesh paraqiten qimet janë zona në sqetulla, kurse qimet në këmbë dhe duar mund të bëhen më të dukshme. Nëse vëreni paraqitje të qimeve të errëta në pjesën e gjoksit ose në mjekërr, drejtohuni tek mjeku që të vërtetoheni se vallë keni probleme hormonale.

Djersitje e shtuar
Djersitja e shtuar dhe ndryshimi i aromës së djersës janë paraqitje normale në pubertet. Shkaktarë për këtë janë hormonet. Në këtë periudhë higjiena është shumë e rëndësishme. Bëni dush çdo ditë, përdorni anti-djersitës nën sqetulla, mbani çorape pambuku dhe ndërroni shpesh këpucët për ta larguar aromën e pakëndshme.

Zhvillimi i trupit dhe rritja e peshës trupore
Femrat bëhen më të gjata edhe atë më shpejtë sesa moshataret e tyre të gjinisë së kundërt. Legeni (pelvisi) fillon të zgjerohet dhe trupi merr linja femërore. Gjithashtu rritet edhe pesha trupore. Rritja e yndyrnave në trup është normale dhe e nevojshme për riprodhim dhe cikle menstruale të shëndetshme. Rritja eksplozive e trupit është më e shpejtë se çdo herë, me përjashtim të vitit të parë të jetës. Zakonisht femrat rritet prej 5 – 20 cm, kurse disa edhe më tepër. Rritja e shpejtuar e trupit mbaron pas 2 viteve nga fillimi i cikleve menstruale.

Paraqitja e lëngut vaginal
Lëngu vaginal është edhe një shenjë tjetër se hormonet e ndryshojnë trupin. Lëngu vaginal është mënyra në të cilën organizmi e mbanë vaginën të pastër dhe të lagësht. Ai duhet të jetë pa ngjyrë ose i bardhë dhe të mos ketë aromë të fortë. Nëse ngjyra e tij është e gjelbër, e verdhë e mbyllur ose nëse ka aromë të fortë, duhet kërkuar ndihmë mjekësore sepse paraqitjet e tilla mund të jenë simptome të infeksionit vaginal. Paraqitja e lëngut vaginal është parashenjë për menstruacionin e parë.

Fillimi i cikleve menstruale
Menstruacioni i parë paraqet fillimin e periudhës reproduktive nga jeta e çdo femre. Ai zakonisht paraqitet rreth dy vite pas fillimit të pubertetit. Menstruacioni në dy vitet e para është i paparashikueshëm dhe zakonisht femrat kanë cikle jo të rregullta.Sëbashku me menstruacionin femrat fillojnë të përballohen edhe me simptomet e sindromit paramenstrual.

Paraqitja e akneve në lëkurë
Aknet – asnjë femër nuk i dëshiron, por pothuajse tek të gjitha femrat ato paraqiten. Këto janë njëri nga simptomet më irituese të pubertetit. Lëkura bëhet më e yndyrshme, e cila sjell në paraqitjen e pikave të bardha/zeza. Më tepër akne paraqiten në fytyrë, por përveç fytyrës, aknet paraqiten edhe në pjesën e sipërme të shpinës dhe mbi gjinjë. Lajmi i mirë është se në të shumtën e rasteve ako zhduken sëbashku me pubertetin.puberteti_aknetNdryshimet në disponim
Personi i cili noton në ujrat e adoleshencës në një moment mund të ndjehet më energjik dhe i gëzuar, kurse në momentin tjetër, të jetë i pikëlluar dhe të ketë nevojë të jetë i vetmuar. Shpesh ndodhë që femrat të cilat fillojnë pubertetin më herët të kenë vetërespekt të zvogëluar dhe të mos jenë të kënaqura me trupin e tyre. Karakteristike për këtë periudhë është paraqitja e sipersensitivitetit. Ndonjëherë edhe komentet që kanë qëllim më të mirë mund të ju shqetësojnë. Puberteti sjellë edhe ndjenja të reja. Në këto vite zhvillohet edhe kurioziteti seksual.

Kur përfundon puberteti?
Janë të nevojshme disa vite ashtu që trupi i femrës të kalojë në të gjitha ndryshimet e pubertetit. Mesatarisht, femrat përfundojnë pubertetin në moshën 15 – 17 vjeçare./Femina.al/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here