Pse kopsat e këmishës së grave janë në të majtë dhe të burrave në të djathtë?

0
223

Në veprimin e thjeshtë të mbërthimit të këmishës, ka një mister të vjetër që askush duket se nuk mund ta shpjegojë. Nuk ka një arsye të vërtetë praktike pse kopsat e veshjeve për gra janë në të majtë dhe të veshjeve të burrave në të djathtë, por kjo është vendosur që në vitet 1850. Ja një varg i arsyeve të mundshme për të kënaqur kureshtjen tuaj.

  1. Për shkak të ushqimit me gji. Një teori thotë që duke qenë që shumica e njerëzve përdorin më mirë dorën e djathtë dhe gratë i mbajnë zakonisht në krahun e majtë fëmijët, duke i pasur kopsat në të majtë, e kanë më të lehtë ta zbërthejnë këmishën për t’i dhënë gjoks fëmijës, me dorën e lirë.
  2. Për shkak të qëndrimit në kalë. Duke qenë që gratë tradicionalisht i hipin kalit anash, në të djathtë, duke i pasur kopsat në të majtë, do minimizonte hyrjen e ajrit brenda palltos gjatë kalërimit.
  3. Sepse gratë e klasave të larta nuk visheshin vetë. Kjo është, më e përmendura, ndër arsyet e pozicionimit në të majtë të kopsave të grave. Gratë e pasura me shoqëruese që i ndihmonin të vishinin fustanin, i kishin kopsat në të majtë, që shërbyesja ta kishte më të lehtë t’i mbërthente me dorën e djathtë. Ka disa dyshime për këtë teori, një blogger i historisë së modës thotë që edhe burrat janë veshur nga shërbyesit në shekullin e 17-të dhe të 18-të. Ndërkohë, kopsat janë të rralla në veshjen e grave deri në shekullin e 18-të dhe vetëm pas vitit 1860 filluan të shfaqeshin në të majtë për gratë, të paktën 100 vjet pasi shërbyeset e tyre nisën të kishin edhe këtë detyrë. Diçka tjetër për t’u zgjidhur: pse do të përshtasnin veshjet, njerëzit e klasës së lartë, për hir të shërbyesëve?

Kemisha 1

  1. Sepse njerëzit donin të imitonin veshjet e të pasurve. Për ta vazhduar teorinë numër 3, besohet që edhe pasi njerëzit filluan të visheshin vetë, kopsat, dikur të konsideruara elementë të kushtueshëm, ngelën në të majtë dhe masat mund të kopjonin veshjet e grave të pasura.
  2. Sepse burrat mbanin armë. Kopsat e këmishëve të burrave vendoseshin në të djathtë sepse ata mbanin armë me dorën e djathtë dhe e kishin më të natyrshme të zbërthenin këmishën me dorën e majtë. Gratë, dihet, nuk kanë nevojë për këtë lehtësi. Kjo teori mund të vazhdojë edhe në kohërat kur burrat gjuanin, apo korrnin në të cilat, siç shkruhet në librin e vitit 1940 Accessories of Dress, “roli i burrit si gjuetar kërkonte që ai të hidhte armën nga e majta në të djathtë. Po t’u duhej të mbërthenin veshjen nga e djathta në të majtë, do pengohej lëvizja e paraardhësve tanë.”
  3. Për shkak të Napoleonit. Gratë, e përqeshnin pozën e perandorit francez me dorën brenda xhaketës, në atë kohë e konsideruar shenjë dinjiteti dhe ai thuhet që urdhëroi që këmishat e grave të prodhoheshin me kopsa në anën e kundërt, që ato të mos kishin më mundësi ta imitonin. Kjo teori nuk është plotësisht e besueshme dhe nuk ka shumë burime që shkruajnë për këtë, por përmendet si një prej shkaqeve.

Kemisha 2

7. Për shkakt të pabarazisë. Seksologu i shekullit të nëntëmbëdhjetë, Havelock Ellis shkruan te “Man and Woman: A Study of Secondary and Tertiary Sexual Characters” (publikuar më 1894), që mbërthimi i kopsave të grave nga e djathta në të majtë është një shenjë që gratë “duken inferiore ndaj burrave” në “forcë, shpejtësi dhe precizonin e lëvizjes”. Ai argumenton që gratë kanë aftësi më të dobëta motorike sepse ato kanë nevojë për ndihmë për t’u veshur, në përputhje me teorinë #3. Një tjetër teori propozon që, meqë rrobat e grave nisën të shprehnin emancipim dhe po merrnin gjithmonë e më shumë nga rrobat e burrave, siç janë pantallonat, prodhuesit i vendosën kopsat në të majtë si një dallim praktik ndërmjet rrobave të burrave dhe të grave. Kjo, gjithsesi është shenjë që shpreh pabarazi, si Kim Johnson, profesor në Kolegjin e Dizajnit, në Universitetin e Minnesota-s, ka thënë për Vice, “Sa kohë që ne kemi ndryshime në fuqi mes gjinive, do të vazhdojmë të kemi ndryshime në veshje.”

Seksizmi i menduar i kopsave në të majtë, është bërë pa kuptim në çastin kur vesh një këmishë sot. Ndërsa këmishat unisex nga shumë marka, i mbajnë kopsat në të djathtë, në krahun tradicional të burrave, parashikohet që ky mister do të përfundojë një element i së shkuarës me prodhimin e më shumë veshjeve me gjini neutrale. Ose, thjesht do e jetojmë me këtë.

 

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here