Pse është e rëndësishme që fëmijët të mbajnë syze dielli në plazh?!

0
46

Rrezet UV me të dyja tipet A dhe B mund të jenë shumë të dëmshme për fëmijët jo vetëm në lëkurë por edhe në sy.

Për lëkurën e rëndësishme është ta mbrosh me një përdorim të vazhdueshëm të solareve, për sytë është e rëndësishme t’i mësosh fëmijët të përdorin gjithmonë syze dielli.
Kujtojmë se aparati vizual i fëmijëve fillon zhvillimin e tij nga lindja deri në moshen 7-8 vjec, kështu që eshte evidente dhe se sa e nevojshme eshte për t’i mbrojtur ato, në çdo rast qe ato janë në kontakt direkt me rrezet e diellit.
Por si duhet të jenë syzet e diellit për fëmijët? Para së gjithash të forta, por në të njëjtën kohë te lehta, në mënyrë që të mos I sjellin bezdi femijeve. Lentet duhet të jenë rezistente ndaj gërvishtjeve dhe të sigurojnë një fushë të gjerë vizive sa për të mbuluar të gjithë syrin e fëmijës. Sa i përket skeletit, ai duhet të jetë i butë, I padeformueshem dhe biokompaktibel, pasi kujtojmë se fëmijët shpesh I vënë gjërat në gojë. Bishtat duhet të jenë elastike dhe aderente.

Ne dukje, syzet e diellit të fëmijëve duken pak si lodër, por është e nevojshme të kuptohet se si sytë e tyre janë më të ndjeshëm, krahasuar me ato të të rriturve. Në fakt, rrezet diellore ndikojnë drejtpërdrejt në retinën e syrit te fëmijëve, prandaj ne gjithmonë rekomandojmë një pale syze dielli të mira me lente të mira, të pajisura me një filtër kundër rrezatimit ultravjollcë dhe rrezatimit. Përveç përdorimit të syzeve, është e rëndësishme që fëmija të vërë një kapelë me një buzë të gjerë.

Kur bleni syze dielli, është mirë të mbani parasysh disa masa paraprake: prania e shenjes CE, është një garanci jo vetëm që ky produkt është në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian, por dhe që garanton një mbrojtje të mirë nga rrezet ultravjollcë. Kushtojini vëmendje materialit të përdorur, i cili duhet të jetë absolutisht jo toksik në kontakt me lëkurën. Madhësia duhet të jetë e tillë që të mbulojë tërësisht syrin.

Në lidhje me kujdesin dhe ruajtjen e syzeve, është e këshillueshme që të shmangni vendosjen e tyre në anën e lenteve, sepse ato mund të gërvishten. Mos i lini ato pranë burimeve të nxehtësisë, si per shembull në xhamin e veturës ose në peshqir në diell për një kohë të gjatë. Këto do të shkatërronin lentet në një mënyrë të pariparueshme. Gjithmonë lajini syzet me ujë të vakët, me një pastrues të butë dhe thajini ato me një leckë të butë. Është e preferueshme që të përdorni atë qe ju kane dhene me blerjen e syzeve. Së fundi mbajini ato brenda paketimit te tyre, mundësisht të ngurtë.

//tetovasot/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.