Procesi i shtatzënisë nga javët e para e deri në lindje

0
220

Dëshironi ta dini si shkon procesi i shtatzënisë secilin tremestër?

 

 

Atëherë jeni me fat, pasi që në këtë artikull do ta keni mundësinë të mësoni hollësisht se si zhvillohet bebja çdo javë derisa të lind.

Pas ngjizjes, bebja fillimisht është vetëm embrion: dy shtresa të qelizave prej të cilave zhvillohen të gjitha organet dhe pjesët e trupit. Bebja në këtë fazë nuk ka madhësi të madhe dhe rritet vazhdimisht, madje zemra fillon t’i rrah dhe zorrët formohen.

Përveç tyre, formë marrin edhe veshët, goja, hunda, etj.

2 JAVËT E PARA SHTATZËNË
Kjo është periudha ku ju ndryshon e tërë jeta. Qelizat tuaja do të ovulojnë dhe nëse qeliza vezë takohet me spermatozoidin, ju mbetni shtatzënë.

3 JAVË SHJTATZËNË
Bebja juaj është top i vogël – quhet blastocist – dhe përbëhet nga qindra qeliza të cila shumëfishohen shpejt.

4 JAVË SHTATZËNË
Thellë në mitrën tuaj, bebja është embrion që përbëhet nga dy shtresa, ndërkaq placenta primitive është duke u zhvilluar.

5 JAVË SHTATZËNË
Embrioni i vogël rritet me shpejtësi të madhe, ndërkaq ju filloni të vëreni ndryshime në gjoks dhe lodhje.

6 JAVË SHTATZËNË
Hunda, goja dhe veshët e bebes fillojnë të marrin formë. Ju mund të keni probleme me shëndet në mëngjes (vjellje).

7 JAVË SHTATZËNË
Bebja juaj – ende një embrion i vogël me bisht – është duke i formuar duart dhe këmbët, ndërkaq mitra juaj është dyfishuar në madhësi.

8 JAVË SHTATZËNË
Bebja është vazhdimisht në lëvizje, ndonëse ju nuk e vëreni. Ndërkohë ju mund të jeni duke marrë vendime për t’i bërë testet e shtatzënisë.

9 JAVË SHTATZËNË
Bebja është thuajse 4 centimetra e gjatë, ndërkaq ka filluar të marr pamjen e njeriut. Në këtë periudhë e vëreni edhe belin më të trashë.

10 JAVË SHTATZËNË
Bebja e ka zhvilluar pjesën më kritike të zhvillimit. Organet dhe strukturat janë të vendosura dhe të gatshme për t’u rritur.

11 JAVË SHTATZËNË
Duart e bebes fillojnë të hapen dhe të mbyllen në grusht.

12 JAVË SHTATZËNË
Gishtat e këmbëve të bebes mund të dredhohen, flokët rriten me shpejtësi dhe veshkat fillojnë të sekretojnë urinë.

13 JAVË SHTATZËNË
Është java e fundit e tremestrit të parë! Bebja ka gjurmë të holla gishti dhe është pothuajse 8 centimetra e gjatë.

Tremestri i dytë

Në fillim të tremestrit të dytë, bebet janë rreth 9 centimetra të gjata dhe nuk peshojnë as gjysmë kilogramë. Gjurmët unike e të vogla të gishtit janë të vendosura, ndërkaq zemra pompon gjak. Duke shkuar javët, skeleti i bebes fillon të forcohet dhe zhvillohet aftësia për të dëgjuar.

14 JAVË SHTATZËNË
Gjatë kësaj periudhe mund të ndiheni me më shumë energji dhe keni më pak marramendje.

15 JAVË SHTATZËNË
Bebja mund ta vërejë dritën dhe ka filluar t’i formojë shqisat e shijimit.

16 JAVË SHTATZËNË
Në javët e ardhshme bebja fillon të dyfishohet në peshë dhe të rritet më shumë.

17 JAVË SHTATZËNË
Skeleti i bebes është duke ndryshuar nga kërc i butë në eshtra, ndërkaq kordoni i kërthizës forcohet dhe trashet.

18 JAVË SHTATZËNË
Gjenitalet e bebes zhvillohen mjaftueshëm sa për t’i parë në ultrazë. Ndiheni e uritur? Është normale që gjatë kësaj periudhe të përjetoni rritje në apetit.

19 JAVË SHTATZËNË
Mos ngurroni dhe nisjani këngës: Bebja tani mund t’ju dëgjojë!

20 JAVË SHTATZËNË
Urime, e keni kryer gjysmën e shtatzënisë! Bebja është duke u rritur vazhdimisht dhe duke prodhuar mekonium.

21 JAVË SHTATZËNË
E ndjeni beben duke lëvizur? Normale sepse tani bebja fillon të godit më shumë. Fakt tjetër interesant: Bebja tani ka edhe vetulla!

22 JAVË SHTATZËNË
Bebja fillon të duket si miniaturë e porsalindur.

23 JAVË SHTATZËNË
Kur jeni duke lëvizur, bebja e ndjen atë. Shumë shpejt ju filloni të keni ënjtje në këmbë.

24 JAVË SHTATZËNË
Mitra juaj në këtë periudhë e ka madhësinë e një topi të futbollit.

25 JAVË SHTATZËNË
Bebja është duke filluar të ketë dhjam bebe dhe duke i rritur flokët.

26 JAVË SHTATZËNË
Bebja është duke marr dhe liruar sasi të vogla të lëngjet amniotik.

27 JAVË SHTATZËNË
Ndiheni e gudulisur? Kjo për shkak se bebja fillon t’i hap e mbyll sytë, madje edhe t’i thithë gishtat e vet.

Tremestri i tretë

Bebja në fillim të këtij tremestri peshon 1 kilogram, mund t’i hap e mbyll sytë, etj. Përveç këtyre, bebja gjatë tremestrit të fundit fillon t’i zhvilloj thonjtë, flokët e vërtetë dhe i shtohen miliona neurone trurit të bebes.

28 JAVË SHTATZËNË
Mirë se vini në tremestrin e fundit! Sytë e bebes tuaj tani mund ta shohin dritën që përçohet në mitrën tuaj.

29 JAVË SHTATZËNË
Muskujt e bebes dhe mushkëritë janë duke vazhduar të zhvillohen, ndërkaq i rritet edhe koka për të krijuar hapësirë për trurin që vazhdimisht zhvillohet.

30 JAVË SHTATZËNË
Bebja tani peshon pothuajse 1.3 kilogramë. Ndërkohë, ju jeni duke e luftuar lodhjen dhe luhatjen e disponimit.

31 JAVË SHTATZËNË
Goditjet e forta të bebeve mund t’ju mbajnë zgjuar gjatë natës.

32 JAVË SHTATZËNË
Bebja veç po rritet, ndërkaq me rritjen e mitrës ju mund të përjetoni probleme me frymëmarrje.

33 JAVË SHTATZËNË
Duke marrë parasysh se bebja tani peshon afër 2 kilogramë, ju do të keni probleme të ndiheni komode në shtrat.

34 JAVË SHTATZËNË
Sistemi nervor qendror i bebes dhe mushkëritë janë duke u pjekur, ndërkaq lodhja dhe marramendjet juve ju kanë ngadalësuar.

35 JAVË SHTATZËNË
Ende i ndjeni lëvizjet e shpeshta të bebes – por ndoshta më pak dramatike.

36 JAVË SHTATZËNË
Bebja çdo ditë shton peshë, ndërkaq fillon të peshoj më shumë në pjesën e fundit të barkun tuaj.

37 JAVË SHTATZËNË
Truri dhe mushkëritë vazhdojnë t’i zhvilohen bebes, ndërkaq ju keni më shumë rrjedhje vagjinale dhe kontraksione të herëpashershme.

38 JAVË SHTATZËNË
Shikoni për shenja të preklampsisë.

39 JAVË SHTATZËNË
Bebja tani ka madhësinë e një kungulli të vogël. Mos u brengosni nëse ende jeni shtatzënë – është normale të mos lindni me kohë.

41 JAVË SHTATZËNË
Sado komod që mund të ndihet bebja në bark, nuk mund të rrijë aty shumë gjatë. Në këtë periudhë ose lindni në mënyrë natyrale, ose me ndihmën e ndërhyrjeve.

//telegrafi/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.