Prindër! Ju që keni vajza parapërgatituni t’i fusni në dhé

0
4

Nga Edi Oga/Parapërgatituni mendërisht të fusni në dhé vajzën tuaj, vetëm pse ajo mendon se ka të drejtë të refuzojë “dashurinë” e ndonjë burri që nuk i pëlqejnë zgjedhjet e mëparshme. I pëlqen vajza juaj dhé dy janë rrugët: “po” ose në varr! Më vjen keq por jeta e saj nuk varet as nga ju, as nga ajo vetë, varet nga “pasioni” i atij tipit!
Ju që keni djem!
Edukojini ata. Shpenzoni kohë me ta. Mos i rrihni ata. Flisni me ta. Njihini ata. U thoni djemve tuaj që edhe ju u refuzuat nga dikush, por e kaluat inatin dhe e latë të shkonte atë që nuk ju donte. U thoni që ai është në këtë jetë vetëm se ti e dashurove mamanë e
tij, nuk e vrave! Unë kam edhe djalë, edhe vajzë. Tek vajza nuk kam shumë në dorë, pavarësisht se do t’i mësoj çfarë i duhet për të shpëtuar, por jam i lumtur që do të “shpëtoj” vajzën e dikujt, duke rritur si duhet djalin tim! Fëmijët tuaj, janë drita e syve tuaj! Fëmijët e mij, janë drita e syve të mi!

Dikush që nuk e njihja, sot, me atë vrasje të dyshtë të evitueshme, më futi dy gishta në sy dhe më verboi, ma turbulloi dritën, për pak kohë…!

*Postuar nga Edi Oga në facebook-un e tij…

 

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here