Prill, gjeni qëllimin tuaj në jetë…

0
259

Kur njeriu ka një qëllim në vetvete, ai është më i motivuar për t’u rritur personalisht dhe për të qenë më krenar për veten. Por pse njerëzit që i vënë qëllime vetes janë edhe më të lumtur?

Studimet kanë treguar se optimizmi kultivohet më lehtë dhe pengesat kapërcehen më mirë nëse i përmbahesh një sistemi vlerash, një kauze ose një qëllimi. Të kesh një qëllim, forcon vullnetin për të rezistuar në kohë të vështira, të rrit vendosmërinë dhe të shton vetëbesimin.

Është më e thjeshtë të këmbëngulësh për bindjet e tua nëse ato bazohen në arritjen e një qëllimi.

1. Gjeni kauzën tuaj
Cila është gjeja me e rëndësishme për ju? Cilat janë kauzat qe keni me për zemër? Çfarë ndryshimi do te bënit ne shoqëri po te kishit një shkop magjik? Do te ndryshonit çështjen e diskriminimit ne shoqëri, korrupsionin, padrejtësitë, varfërinë, luftën, do te donit te luftonit për barazi gjinore? Renditni gjerat qe ju interesojnë me shume.

  1. Identifikoni vlerat tuaja
    Jetoni çdo dite vlerat tuaja. Çfarë ka vërtet rendësi për ju? Mirësjellja, vlerat familjare, optimizmi, dashamirësia, te drejtat e njeriut, arsimi? A pasqyrohen këto vlera ne jetën tuaj? Ndonjëherë, rutina e përditshme mund t’ju beje t’i anashkaloni këto vlera baze ne jete, nëse nuk i bëni pjese te identitetit tuaj.

3. Nënvizoni misionin tuaj në jetë
Shkruani atë qe mendoni se është misioni juaj ne jete, duke përdorur disa nga fjalët përbërëse te listës se vlerave, te cilat bëjnë me shume jehone ne jetën tuaj./Living/

 

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here