Pite të vogla me rozmarinë

0
72

Pite të ngrohta, me pak kripë dhe rozmarinë…një mini-vakt ideal, sidomos në këto ditë të ftohta dimri.

Përbërësit:

  • Disa pite të vogla,
  • 3-4 lugë gjelle vaj ulliri,
  • 1 lugë gjelle rozmarinë, të prerë,
  • Kripë.

Përgatitja:
-Brumi i piteve mund të përgatitet nga ju (njëlloj si ai i picës).
-Shtroni brumin tek një tavë dhe priteni në forma drejtëkëndëshi.
-Tek një tigan të vënë më parë në nxehtësi, hidhni vaj ulliri. Kur vaji të jetë nxehur hidhni pitet dhe i kontrolloni herë pas here.
-I lini deri sa të marrin një ngjyrë të lehtë në kafe dhe më pas hiqini.
-Spërkatini me kripë dhe rozmarinë. Nëse është e nevojshme mund t’i shtoni edhe pak vaj ulliri përsipër.
-Të shoqëruara me djathë të bardhë, domate e ullinj do të bëhet një vakt që do të mbahet mend nga të gjithë. Ju bëftë mirë!

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here