Pite me spinaq e ton

0
1

Një pite e veçantë me spinaq dhe ton.

 

 

Përbërësit:

400 gr brumë sfoliat
100 gr mish peshku ton
1 tubë qepë të reja
300 gr spinaq
300 gr djathë
1 decilitër jogurt
3 vezë
4 lugë vaj
susam
kripë
Biber i zi
melmesa

Hapat:

1.Spinaqi pastrohet dhe zihet pak në ujë me kripë, me qëllim që të zbutet e pastaj kullohet dhe grihet imët.
2. Qepët e reja pastrohen dhe bashkë me fletë priten në rrathë, kaurdisen në pak vaj me qëllim që të zbuten.
3. Në një enë bashkohen spinaqi, 2 vezë, jogurti, qepët e reja dhe djathi, pastaj shtohen mëlmesa sipas shijës dhe të gjitha përzihen ngadalë.
4. Brumi sfoliat t’hollohet në trashësi 0,5 centimetër, tava e rrumbullakët lyhet me vaj, fundi i tavës dhe pjesët anësore të saj mbulohen me brumin e t’holluar.
5. Përmbi brumë derdhet masa e përgatitur, rrafshohet dhe shtrihet edhe mishi i peshkut ton, rrethi i brumit lyhet me vezën e mbetur dhe spërkatet me susam.
6. Ju bëftë mirë!

//kuzhinashiptare/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here