Pite e shpejtë me patate

0
221

Përbërësit:

– 500 g kore për pite,
– 1 kg patate,
– 2 lugë të vogla piper i zi i bluar,
– 4 lugë të vogla erëza të thata bimore,
– 2 dl ujë të gazuar,
– 1 dl vaj.

Përgatitja:

Patatet qëroni dhe bluani në rende, pastaj shtoni piperin dhe erëzat e thata bimore. Në tepsi të vajosur qitni 2 kore të bashkuara, ndërsa mbi to patatet e grira bashkë me erëzat, pastaj sërish dy kore të cilat i lyejmë me përzierjen e ujit të gazuar dhe vajit (2 dl ujë përzieni me 1 dl vaj).

Kur t’i lyejmë qesim në to pataten e grirë në rende dhe sipër tyre dy koret e tjera dhe sërish përsërisin procedurën derisa të shpenzojmë tërë materialin.lidl_jouluruoat_perunalaatikko_strengellMe pjesën e mbetur të ujit dhe vajit lyejmë koren e sipërme. E pjekim në 200 gradë rreth 25-30 minuta.

Pesë minuta para se të përfundojë pjekja e nxjerrim piten, e lyejmë me gjalpë ose me margarinë. Mjafton një lugë për lyerje. /Telegrafi/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.