Pija që ju ndihmon të humbni peshë

0
875

Ushqimi i shëndetshëm, stërvitjet dhe vetëkontrolli janë faktorët kyç për humbje peshe të suksesshme, por kjo kërkon kohë. Nëse përgatiteni për në plazh në momentin e fundit, kjo pije mund të ju ndihmojë të hiqni qafe celulitin. Kjo recetë është e mbushur me përbërësit që ndihmojnë të digjni dhjamin.

grejp1450x300

Grejpfruti: Ky frutë i shëndetshëm është një burim i shkëlqyer i vitaminave C dhe E, të cilat së bashku ndihmojnë për të zvogëluar dëmtimin e qelizave dhe përmirësimin e qarkullimit të gjakut, gjë e cila mund të parandalojë celulitin. Lëngu nga grejpfruti është një nga pijet më të mira për të djegur dhjamin dhe heqjen celulitit. Gjithashtu, ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak dhe redukton mbajtjen e fluideve.

Portokall-637x424

Portokalli: Një studim i Universitetit të Arizonës tregon se mungesa e vitaminës C zvogëlon aftësinë e trupit për të përdorur yndyrën si lëndë djegëse, duke çuar në ruajtjen e saj në trup.

Shafrani i Indisë: Sipas hulumtimit të United States Department of Agriculture (USDA), shafrani i Indisë mund të parandalojë përhapjen e indeve yndyrore në trup. largea_part11-750x3501429546003
Përgatitja: Përzieni 1 filxhan lëng grejpfrut, 1/2 e filxhanit me lëng portokalli dhe gjysmë luge çaji shafran të Indisë. Nëse është e nevojshme, ju mund të shtoni 1/2 e filxhanit me ujë të filtruar. Pini këtë pije një herë në ditë për një javë. /zëri/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here