Pesë ushqime të cilat ulin presionin e gjakut

0
548

NJËnumër i madh i njerëzve në mbarë botën vuajnë nga presioni i lartë, dhe te shumica e tyre një dietë e shëndetshme mund të ndihmojë lehtësimin dhe madje edhe normalizimin e plotë të simptomave.

Deri në 98 studime të ndryshme gjetën se dieta me cilësi të lartë dhe ushtrimet mund të normalizojnë presionin e gjakut, ndërsa disa ushqime e përshpejtojnë shërimin.

Ju paraqesim luftëtarët natyrorë kundër presionit të lartë të gjakut:

Kakao
Kakao përmban nivele të larta të flavanolit, ushqyesit që ulë presionin e gjakut duke zgjeruar enët e gjakut dhe kështu lehtëson qarkullimin e gjakut.

Kakao mund të përdoret në shumë mënyra kreative. Shtojeni atë në kafen tuaj në mëngjes ose në një filxhan qumësht, dhe natyrisht, këtu është çokollata e zezë. Zgjidhni atë me përmbajtje prej më shumë se 70 për qind kakao.

Spinaqi
Spinaqi ka tre përbërës që luftojnë tensionin e lartë – kaliumi, folatet dhe magnezi. Kaliumi ndihmon largimin e natriumit (dhe bashkë me të edhe lëngjeve të tepërta) nga trupi dhe uljen e presionit të gjakut. Magnezi relakson enët e gjakut dhe i ndihmon ato për të ruajtur elasticitetin, ndërsa folatet marrin pjesë në degradimin e homocisteineve, amino acidit që dëmton muret e brendshme të enëve të gjakut. 20131229113723891577Hudhra
Përveç që gjellëve të shumta u jep aromën e patejkalueshme, hudhra lufton kundër presionit të lartë të gjakut për shkak të përmbajtjes së lartë të alicinës. Studimet kanë treguar se, ndryshe nga ilaçet farmaceutike, hudhra ofron ulje të tensionit të gjakut pa efekte anësore, me përjashtim të ndonjë ere të pakëndshme.

Fasulja e bardhë
Të gjitha varietetet e fasules janë të shëndetshme sepse ato kanë përmbajtje të lartë me fibra, proteina dhe hekur, të cilët janë ushqyes që ndihmojnë në shëndetin e përgjithshëm të trupit, por edhe në uljen e kolesterolit. Megjithatë, fasulja e bardhë e ka avantazhin e të qënit e pasur dhe me kalcium.

Ky mineral luan një rol të rëndësishëm në ngërçe dhe relaksimin muskujve të enëve të gjakut.

Kungulli
Kjo superushqim është i pasur me kalium, i cili lehtëson presionin mbi muret e arterieve dhe, ashtu siç përshkruhet më sipër, ndihmon në lirimin e lëngjeve të tepërta nga trupi./Express/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here