Pesë shenja që tregojnë se trupit tuaj i mungon vitamina C

0
131

Mungesa e vitaminës C mund të sjellë në probleme të shumta shëndetësore!

Imuniteti i fortë na mbronë nga bakteriet dhe virusët. Prandaj është e nevojshme të furnizojmë trupin tonë me vitaminat dhe mineralet e nevojshme, ndër të cilat është edhe vitamina C.

Kjo vitaminë është me rëndësi vitale për sistemin imun, e bën lëkurën e shëndoshë dhe ndihmon në shërimin e plagëve.

Vitamina C është e rëndësishme për shëndetin e eshtrave, kurse pa të, trupi nuk mund ta pranojë hekurin dhe proteinat e caktuara të cilat janë shumë të nevojshme për shëndetin e venave, ligamenteve dhe tetivave.

Vitamina CJa se cilat janë shenjat e para që organizmit tuaj i mungon vitamina C:

  1. Ndjenjë e vazhdueshme e lodhjes psiqike dhe fizike;
  2. Ndryshim  i humorit i shoqëruar me nervozë dhe zemërim pa arsye;
  3. Rënie e imunitetit me çrast trupi nuk mund të luftojë kundër viruseve, bakterieve dhe mikroorganizmave të tjerë të dëmshëm të cilët shkaktojnë infeksione dhe alergji;
  4. Gjakderdhje nga mishi i dhëmbëve, prishje e shpeshtë e dhëmbëve dhe ndryshim i ngjyrës së dhëmbëve;
  5. Krijim i shenjave në trup pa ndonjë arsye.
  6. /Femina.al/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here