Pesë mënyra për të forcuar marrëdhënien tuaj

0
265
Edhe pse qëllimet tona mund të jenë më të mirat, ndonjëherë ne dështojmë që t’u japim të dashurve tanë respektin, afeksionin dhe mirëkuptimin që ata meritojnë.

Si keni reaguar ju kur ndonjë nga miqtë tuaj ka thënë se ai nuk ka ndier interes, dashuri dhe vlerësim nga ana juaj?

  1. Jepini vëmendjen tuaj të plotë
    Besimi dhe lidhja e fortë me një individ, bëhen kur atyre u jepet një vëmendje e pakushtëzuar. Kjo do të thotë që smartfoni juaj duhet të lihet mënjanë, të anashkaloni listën e punëve dhe të largoni mendimet tuaja për disa momente.

Herën tjetër kur të bisedoni me partnerin/en apo mikun/en tuaj, fokusohuni vetëm tek           ata. Dëgjojini me vëmendje se çfarë thonë, shikoni gjuhën e tyre të trupit dhe kërkoni për     emocione pas fjalëve që ata thonë. Qëndroni aty jo vetëm me ata, por edhe për ata.

mardheneit-3

  1. Vetëpërmbahuni dhe dëgjoni
    Shumë prej nesh dëgjojmë aq sa për ta lidhur situatën e tjetrit me tonën. Në atë moment edhe ti bie dakord menjëherë: “Edhe unë gjithashtu”. Nëse e vini re se çfarë ka ndodhur, një histori u mbyll, e tjetra sapo filloi.

Provojeni këtë gjë. Kur një njeri i afërt ju flet, rezistojini dëshirës për të folur dhe ju për         veten në lidhje me çështjen që po diskutohet. Lëreni që historia e tyre të vazhdojë. Ka të       ngjarë që të mësoni diçka, që nuk e keni ditur më parë.

  1. Jepuni hapësirë të tjerëve dhe heshtni
    Heshtja shpesh shikohet si një rrethanë e tmerrshme në rrethet shoqërore. Kur ka heshtje mes njerëzve, ne ndonjëherë nisim të flasim pa menduar, për të vetmen arsye se nuk e duam heshtjen. Ndonjëherë, njerëzit heshtin që të rimbledhin kujtimet e tyre, të marrin frymë dhe të kalojnë çfarëdo pengese që s’i lejon ata të bëjnë përpara në mendime, shkruan Shqip. Duke qëndruar me dikë në heshtje, ti tregon se i mbështet ata dhe je aty për t’i qëndruar pranë.

Portrait of happy teenage friends sitting and chatting in cafe

  1. Tregohuni sa më të hapur
    Një mënyrë për ta forcuar marrëdhëniet, është që të përdoren pyetje të hapura, që nisin me përemrat pyetës “si” apo “çfarë”. Të tilla pyetje e ftojnë bashkëbiseduesin për të rrëfyer dhe për të shuar kuriozitetin tuaj, ndërsa largojnë paragjykimet. Kurse, pyetjet e mbyllura që nisin me fjalët “kur”, “është” apo “janë” kanë tendencën që të marrin një përgjigje fjalëpake. Dhe nëse pyet “përse”, kjo mund të shkaktojë një reagim mbrojtës, duke nënkuptuar gjykim apo pakënaqësi. Herë tjetër, kur jeni me dikë, pyesni me takt. Kjo do t’u japë mundësinë që të eksploroni mendimet e tyre, ndjenjat dhe eksperiencat.

Talking-to-Your-Family-about-Your-Estate-Plan

  1. U kujtoni atyre se për ju kanë rëndësi
    Me përdorimin në masë të mediave sociale, largësinë nga familjarët, po bëhet shumë e vështirë që të mbash marrëdhënie të qëndrueshme me njerëzit. Po komunikojmë aq shumë, sa tani vështirë se mund të kemi një marrëdhënie normale. Ndodh që me persona që i njohim prej vitesh, mund t’ju japim vetëm ndonjë pëlqim në Facebook. Nuk mjafton të kujdesesh për tjetrin. Ne duhet që të tregojmë dashurinë dhe respektin nëpërmjet fjalëve, gjuhës së trupit dhe veprimeve. /Telegrafi/

 

 

 

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here