Pesë arsye përse mund t’ju kruhen thimthat e gjoksit

0
1

Edhe shtatzënia është njëra ndër arsyet.

 

Në trup shpesh ndodhin ndryshime të cilave ose nuk u kushtojmë kujdes ose nuk kuptojmë si tepër të rëndësishme për shëndetin tonë.

Shumica e femrave së paku një herë (nëse jo edhe më shumë) ka ndier që i kruhen thimthat e gjoksit, mirëpo pak nga to dinë se çfarë ndodh.

Pesë arsye përse mund t’ju kruhen thimthat:

1. Do t’i keni menstruacionet

Nëse ende nuk i keni pasur menstruacionet, edhe pse PMS-ja juaj ju mundon me ditë të tëra, ky është një ndër shenjat që do t’i keni pas pak ditësh.

2. Mos bëni dush menjëherë pas ushtrimeve

Djersa mund të thajë lëkurën dhe të shkaktojë irritime. Nëse nuk keni kohë apo vend ku mund të bëni dush pas stërvitjes, gjithmonë mund të përdorni facoleta të lagështa.

3. Problemi me sytjenat

Për shkak të materialit të keq, sytjenat gjithashtu mund të shkaktojnë irritim të lëkurës, andaj këshillohet që t’i zëvendësoni nëse shpesh ju ndodhë kjo gjë.

4. Shtatzënia

Gjithashtu, shtatzënia mund të ndikojë që thimthat t’ju kruhen, sepse në ato zona lëkura tendoset.

5. Reaksioni kimik ndaj xhelit për dush

Kimikaliet të cilat gjenden në xhele për dush mund të jenë shkaktarë për puçrra dhe skuqje të lëkurës Zgjidhni ata me pH neutralë.

//telegrafi/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here