Perime të thekura

0
20

Perime të thekura shumë të shishme.

 

Përbërësit:

1 qepë
1 piper i kuq
2 karrota
2 patate
1 rrënjë selinoje
kripë
piper
60 gr kreker të kripura
40 gr gjalpë
majdanoz

Hapat:

  1. Perimet pastrohen dhe priten në copa të vogla dhe vendosen në një tigan me pak vaj për t’u skuqur dhe menjëherë shtohet kripë dhe spërkatet me piper të zi.
  2. Skuqet për 10 minuta në temperaturë të mesme, krekerët e kripura grimcohen në copa të mëdha dhe përzihen me 30 gr gjalpë.
  3. Ena metalike lyhet me gjalpë dhe në të vihen perimet, krekerat me gjalpin vihen mbi perime.
  4. Piqet në furrë të nxehtë në një temperaturë prej 170 gradë celsius deri sa të marrë një ngjyrë të bukur rozë.
  5. Kur perimet të jenë pjekur nxirren nga furra dhe zbukurohen me majdanoz.
  6. Ju bëftë mirë!
//kuzhinashiptare/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.