Përfitimet shëndetësore të çokollatës

0
128

Nuk është vetëm joshëse por edhe e shëndetshme. Një nga ato pak ‘mëkate’ që mund t’i lejojmë vetes. Kërkuesit kanë zbuluar se çokollata rregullon qarkullimin e gjakut, forcon sistemin imunitar; redukton infeksionet, parandalon diabetin e tipit 2, lufton sëmundjet e veshkave dhe demencat…Le të mësojmë pak më shumë…

Çokollata mbron nga hemoragjia cerebrale

Nga një studim suedez rezultoi se femrat që konsumojnë më shumë çokollatë në javë kanë 20% më pak mundësi të preken nga hemoragjia cerebrale sesa femrat që konsumojnë më pak se 9 gramë çokollatë. wwwwwww
Përmirëson funksionimin e zemrës
Një nga arsyet përse çokollata e zezë është veçanërisht e shëndetshme për zermën është aftësia e saj për të luftuar inflamacionin. Kjo redukton dhe rreziqet kardiovaskulare.
Forcon shikimin
Duke qenë se çokollata përmirëson presionin e gjakut, veçanërisht drejt trurit, studimet në universitetin “Reading” hedhin hipotezën se ajo rrit gjithashtu presionin e gjakut drejt retinës, duke e bërë shikimin më të qartë.
Të bën më inteligjent
Rritja e presionit të gjakut që shkon drejt trurit, i shkaktuar nga flavanoli që ndodhet në kakao, duket se i bën njerëzit të ndihen më inteligjentë dhe, sipas një studimi britanik, përmirëson aftësitë përllogaritëse./Living/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here