Përdorimi i fjalëve të ndyra është shenjë e fjalorit të gjerë

0
75

SHARJA veçse ka një reputacion të keq. Ata që shajnë konsiderohet si persona pa turp, por hulumtuesit së fundmi kanë zbuluar ndërlidhjet mes shpeshtësisë së sharjes dhe rrjedhshmërisë së gjuhës.

Hulumtuesit kanë kërkuar nga vullnetarët të mendojnë sa më shumë fjalë që munden, por që fillojnë me një shkronjë të caktuar, dhe këtë ta bëjnë brenda një minute – pastaj të njëjtën gjë ia kanë kërkuar, por duke përdorur fjalë të ndyra.

Ata kishin zbuluar se vullnetarët të cilët kishin menduar më shumë fjalë gjatë kohës së caktuar, kishin pasur aftësi më të mira gjuhësore dhe gjithashtu kishin shënuar pikë më të larta në testin e dytë (testin e përdorimit të fjalëve të ndyra).shutterstock-556310431-0-780x439Studimi, i titulluar “Taboo word fluency and knowledge of slurs and gjeneral pejoratives: deconstructing the poverty-of-vocabulary myth”, sugjeron se sharja nuk është shenjë e niveleve të ulëta të inteligjencës, por karakteristikë e një personi që din t’i artikulojë mirë fjalitë.

Prandaj, herën tjetër që e goditni këndin e kauçit me gishtin e vogël të këmbës, mos hezitoni të shani! /Telegrafi/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here