Për pak vdiq duke i kërcitur gishtat

0
26

Një burrë pothuajse vdiq pasi kërcitja e gishtave i shkaktoi atij një plagë të tmerrshme, gjë që çoi në infeksion me baktere që hanë mish.

Antoine Boylston, 31 vjeç, një teknik shërbimi, i kërciti gishtat në punë në prill të vitit 2016, gjë që rezultoi në amputim të gishtit të vogël duke e lënë atë dukej si një zombie.

Infeksioni ia hëngri dorën dhe bërrylin, duke bërë që gishti i tij i vogël të “varej” dhe lëkura e tij të qërohej nga pjesa e përparme e dorës,.

Pasi iu nënshtrua operacioneve që përfshinin prerjen e krahut për të parandaluar përhapjen e infeksionit, z. Boylston tani ka vetëm dy gishta në dorën e djathtë.

Ai tha: “Mjekët paralajmëruan se mund ta humbas dorën, nëse do të kisha pritur më shumë unë mund ta kisha humbur gjithë krahun ose të vdisja”, shkruan Daily Mail.

“Kisha dëgjuar për viruset që hanë mish vetëm në filma. Kurrë s’e kisha menduar që njerëzve mund t’iu ndodhte kjo me të vërtetë”, tha ai.

Boylston, nga Kentucky, SHBA ka lëshuar fotografitë e dorës së tij të infektuar. Pamjet më poshtë mund të jenë shqetësuese.

//G.Express/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.