Patate të pjekura me proshutë të tymosur

0
29

Si thoni për disa patate të pjekura me proshutë të tymosur? Receta më poshtë do ju ndihmojë ti përgatisni në mënyrën më të veçantë të mundshme. Hidhini një sy:

Përbërësit:

3 patate të mëdha
200 gram me proshutë të tymosur, prerë në shirita të hollë
1 filxhan me djathë guda
6 vezë

Përgatitja:
Merrni patatet dhe i qëroni. Me anë të një luge të posaçme u hiqni pjesën e brendshme dhe i ndani përgjysmë. Vendosini në një tavë, ku më parë keni shtruar një letër kuzhine. I mbështillni patatet me proshutën e tymosur të prerë në shirita të hollë. Veproni kështu më të gjitha.

Tani i vendosni në furrë të piqen në temperaturë 200 gradë Celsius, për 45 minuta.

Pasi i keni nxjerrë i mbushni brenda me djathë guda. Tek secila thyeni një vezë të plotë. E vendosni përsëri në furrë në 200 gradë, përreth 6-12 minuta.

Super mëngjesi juaj është gati!//shije/

Komento