Patate me pana në furrë

0
1

Pjata më oreksndjellëse që mund të keni provuar ndonjëherë. E thjeshtë dhe e shpejtë për tu përgatitur. Lexoni përbërësit..

Përbërësit:

  • 700 gr patate
  • 500 ml pana
  • 100 gr djath pice
  • Gjalpë (për lyerjen e tavës
  • Kripë
  • Piper

Përgatitja:

  • Lajmë patatet, i qërojmë dhe i presim në feta mesatare.
  • I shtojmë në një enë të thellë dhe mbi të hedhim kremin e panës dhe i përziejmë mirë në mënyrë që kjo e fundit të shpërndahet në të gjitha copat e patateve.
  • Ndërkohë, me pak gjalpë lyejmë tavën  e pjekjes.
  • Hedhim një shtresë patatesh me pana dhe e spërkasim me kripë, piper dhe djathë të grirë.
  • Kështu veprojmë derisa të krijohen katër shtresa në tavë.
  • Në fund, mbi shtresat e patateve hedhim djathin e grirë të mbetur.
  • Ndezim furrën në temperaturën 180 gradë dhe e vendosim tavën në të për rreth 1 orë e 30 minuta.
  • Kur patatet dhe djathi të kenë marrë një ngjyrë të artë në kafe, i largojmë nga furra dhe më pas i servirim të ngrohta.

Shijojeni!

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here