Pastroni mëlçinë dhe ulni kolesterolin me spirulinë dhe lëng karote

0
88

Karota është konsideruar si ndër perimet më të shëndetshme për shkak se është një burim i bollshëm me antioksidantë, me vitaminë A, C, K, me hekur, kalium apo bakër.

Ka efekte shumë pozitive në shëndet dhe për shkak të aftësisë që kanë antioksidantët në reduktimin e radikaleve të lira, ajo është evidentuar si një ushqim që lufton kancerin.

Sipas një studimi të publikuar në vitin 2011, ekstrakti i lëngut të karotës ka aftësi të parandalojë përparimin e shfaqjes dhe të vrasë qelizat e kancerit në gjak, duke parandaluar kështu leuçeminë.

Kur ajo kombinohet me përbërës të tillë si spirulina, ka efekte të jashtëzakonshme në pastrimin e mëlçisë dhe në uljen e kolesterolit. Kjo përzierje përgatitet në një mënyrë shumë të thjeshtë dhe në vetëm pak kohë.spirucarott2

Përbërësit:

  • 4 karota
  • ½ lugë gjelle spirulinë
  • 1 grusht nenexhik i copëtuar

Përgatitja:
Vendosini të gjithë përbërësit në një blender dhe lërini derisa të përftoni një përzierje homogjene. Transferojeni atë në një gotë dhe më pas pijeni menjëherë në mënyrë që të mos humbasë vlerat ushqyese.//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here