Panna Cota me luleshtrydhe

0
41

Këtë ëmbëlsirë shumë të shijshme mund ta përgatisni fare lehtë me anë të recetës që ju sjellim sot. Produktet nga Lufra do ia shtojnë akoma edhe më shumë vlerën. Ju bëftë mirë!

Përbërësit:

  • 1 litër qumësht (Lufra)
  • 100 gr sheqer
  • 100 gr xhelatinë
  • gjalpë (Lufra)
  • 1/2 karotë (e grirë imët)
  • 50 gr xhinxher (të grirë imët)
  • 1/2 gotë verë e kuqe
  • luleshtrydhe (e ndarë në 4 pjesë)

Hapat:

  1. Në një tenxhere vendosni për të zierë dy gota qumësht. Shtoni sheqerin dhe teksa i trazoni shtoni xhelantinën.
  2. I përzieni mirë dhe kaloni tri lugë nga masa që sapo përgatitët në një gotë.
  3. Ndërkohë në një tigan tjetër skuqni pakon e gjalpit nga “Lufra”. Shtoni karotat, xhinxherin dhe sheqerin. Trazojini mirë dhe shtoni verën.
  4. Tani kaloni pak nga masa që përgatitët tek gota prej qelqi. E fusni në frigorifer dhe e lini për 15-20 minuta. Sipër i vendosni luleshtrydhen. Shijojeni!

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.