Pancake me qepë të njoma

0
1

Një recetë pak ndryshe nga pancake origjinal për të gjithë ata që dëshirojnë ta provojnë në një shije tjetër.

Mund të përdorni qepë ose anën e gjelbërt të preshit.

Përbërësit

  • 200 gr miell
  • pak kripë
  • 50 gr gjalpë
  • 2 grushte qepë të njom ë(të grirë)
  • 150 ml ujë (i vakët)

Përgatitja

  • Hidhni miellin në një tas dhe shtoni pak kripë. Përziejini mirë. Hidheni ujin e vakët njëherësh dhe përziejeni brumin me ndihmën e një luge druri. Më pas punoni dhe me duar një brumë shumë të butë, por që nuk ngjitet në gishta. Brumi duhet të jetë akoma i ngrohtë.
  • Vëreni brumin në një vend pune me miell. Masa duhet të jetë e butë. Formoni një top dhe rrafshojeni pak. Me ndihmën e një shkopi brumi hapeni brumin shumë hollë në formën e një drejtkëndëshi.
  • Përmbi brumin e hapur, shtroni një shtresë gjalpi shumë të hollë. Mund të përdorni dhe vaj ulliri nëse preferoni. Shpërndani mbi brumin e hapur qepët e grira, mund të përdorni dhe anën e gjelbërt të preshit nëse dëshironi.
  • Rrotullojeni mirë brumin në mënyrë që qepa të mbetet brenda. Nëse brumi në anë mbetet jashtë, futini nga brenda copat e tepërta dhe vazhdoni ta rrotulloni deri sa të bëni një brumë të mbështjellë në formë gjarpri.
  • Ndajeni këtë në 4 pjesë të njëjta. Mbyllini fundet e 4 pjesëve që formuat. Shtypini lehtë me pëllëmbën e duarve duke krijuar një tip tjetër drejtkëndëshi. Nisni sërish të rrotulloni nga brinja më e shkurtër.
  • Shtypni sërish me pëllëmbën e duarve. Më pas me shkop hapeni dhe pak brumin në një trashësi 5 mm. Bëjeni këtë veprim me të 4 pjesët që krijuat.
  • Ngrohni një tigan wok ose një tigan me anë të larta që nuk ngjit. Hidhni pak vaj dhe shtoni në tigan një ose 2 pancake dhe gatuajini në flakë të lartë. Mbulojini me kapak.
  • Pas 3-5 minutash, kur pancake të jetë fryrë dhe të ketë marrë ngjyrë të artë, kthejeni. Vendosin kapakun. Pas 3-5 minutave hiqini dhe shërbejini.
//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here