Nutricionistja: Sindroma e zorrës së irrituar, sëmundja që prek më tepër gratë

0
145

Sindroma e zorrës së irrituar është një çrregullim i zorrës të trashë, i cili karakterizohet me dhimbje barku të lehta dhe në formë shtrëngimesh, fryrje barku, kapsllëk (konstipacion), diarre ose e alternuar. Kjo e bën personin që vuan nga SZI të mos ndihet rehat në jetën e përditshme.

Është vënë re se nuk jep dëmtime të përhershme të zorrës, por disa njerëzve mund t’iu japë shqetësime aq të forta, sa të jenë të paaftë për të punuar por edhe për të kryer  aktivitete të përditshëm të jetës.

Dhimbjet ose shqetësimet zakonisht nuk janë të përhershme, por mund të qetësohen  (zakonisht kur ulet dhe stresi i jetës të përditshme) dhe të shfaqen përsëri. Sindroma e zorrës së irrituar ndodh më shpesh tek femrat se te meshkujt dhe shfaqet zakonisht në moshën 35 vjeç në rreth 50% të njerëzve. Gjithashtu zonat industriale janë ato që kanë rastet më të shpeshta.

Ende nuk dihet se çfarë është shkaktare për këtë.

Një teori është që disa njerëz kanë një zorrë të trashë, e cila është më e ndjeshme ndaj disa ushqimeve, si ato me celulozë të patretshme, ushqime me aciditet të lartë, bulmetit (qumështit), ndaj stresit, si dhe kanë ndikim të sistemit imunitar, i cili aktivizohet për të luftuar inflamacione në zorrën e trashë.

Disa studime të tjera tregojnë se SZI mund të ndikohet nga infeksione bakteriale të aparatit tretës. Përveç shqetësimeve, SZI është vënë re se ndikon në një mospërthithje të mirë të lëndëve ushqyese në rastet e diarresë dhe kur lëvizshmëria e zorrës është e madhe.

Në të kundërtën kur zorra është dembele vuajmë nga konstipacioni (kapsllëku) vihet re një përthithje e tepruar e likideve. Së bashku me SZI mund të jetë i bashkëshoqëruar me intoleranca të ndryshme, si ajo e laktozës (karbohidrati që ndodhet te qumështi), ose ajo e glutenës (proteinë që ndodhet te drithërat) e quajtur ndryshe sëmundja e celiakes.

Si të parandalojmë simptomat e SZI

Dieta dhe ushqimi

Duke kontrolluar mënyrën e të ushqyerit (të ngrënit shpejt, në këmbë etj), përmbajtjen ushqimore të dietës, pasi janë shumë ushqime të cilët mund të shkaktojnë ose të shtojnë shqetësimet.

Por jo të gjithë njerëzit ndikohen njëlloj nga të njëjtat ushqime. Ndaj dhe nuk ka një listë fikse me ushqimet që duhet të evitohen. Për të patur një të tillë nevojitet të mbahet një ditar përshkrimi i simptomave dhe i ushqimeve që konsumohen: çfarë, kur, sa dhe si është gatuar apo kombinuar.

Në këtë mënyrë çdokush krijon listën e tij të ushqimeve që duhet të evitojë apo të monitorojë.  Duhet treguar kujdes pasi shpesh herë mund të duhet të evitohet edhe një kategori ushqimesh, që janë jetësorë, përshembull bulmeti.

Në këtë rast këta ushqime duhet të zëvendësohen me ushqime të tjerë, për të mos shkaktuar kequshqyerje. Në këtë pikë është shumë e rëndësishme të kërkojmë ndihmën e një dietologu, për të përcaktuar një menu të ekuilibruar në nevojat tona.

Por, pa marrë parasysh se çfarë hanë, disa njerëz kanë përmirësime edhe kur fillojnë të hanë me më kujdes.

Zakone në mënyrën e të ushqyerit, që lehtësojnë simptomat janë:

  • Vendosja e një orari fiks të vakteve
  • Të ngrënit shpesh dhe pak (të evitohen vaktet e mëdha)
  • Te ngrenit ngadale rreth 20min (per vaktet kryesore)
  • Përtypja e mirë e ushqimit (15-20 herë në minutë)
  • Mos pirja e ujit gjatë vaktit (sidomos ujë të ftohtë) dhe në sasi të madhe dhe shpejt.

Faktorë të ndryshëm që ndikojnë negativisht

Ushqimet më të zakonshëm që ndikojnë negativisht janë:

  • Pije alkoolike
  • Pije me përmbajte kafeine (kafe, kakao, çaj, pije të tipit kola)
  • Kombinimi kafe me qumësht
  • Pije me gaz
  • Përdorimi i çamçakëzëve (shton gëlltitjen e ajrit, si pasojë e shtimit të gazrave)
  • Duhani
  • Vakte me sasi yndyre të lartë (kryesisht yndyrnat e këqija)- të skuqura dhe pikante)
  • Medikamende të ndryshëm (vihet re kryesisht në moshën e tretë)
  • Legumet (fasule, fasule pllaqi, qiqra, bizele, barbunja, thjerrëza)
  • Fruta jo të pjekur fort mirë dhe të thartë (molla jeshile, portokalli, qitro)
  • Fruta me fara (kivi, luleshtrydhe)
  • Fruta me  lëkurë (mollë, dardhë, kumbulla)
  • Perime të pagatuara, si: lakra e bardhë, e kuqe, qepë, hudhër
  • Perime me ngjyrë jeshile, si: rradhiqet (çikore), sallata jeshile etj.
  • Brokoli dhe lule lakër, të cilat shtojnë gazrat
  • Perime me aciditet si domatja
  • Perime me lëkurë, si: spec, patëllxhanë, domate (mirë është të hiqet lëkura)

Çfarë rekomandohet:

  • Mos konsumoni më shumë se 1 sallatë në ditë
  • Mos konsumoni sallatë dhe legume në të njëjtën ditë
  • Mos konsumoni perime me gjethe jeshile për 2-3 ditë rresht
  • Mos konsumoni legume për 2-3 ditë rresht
  • Perime ose gjethet jeshile është mirë t’i shoqëroni me mish viçi, mish pule, vezë, djathë
  • Përdorni ushqime me karbohidrate në vaktet kryesore, si: oriz, patate, makarona, të cilët është mirë të konsumohen të parët dhe më pas sallata
  • Ujë nuk duhet pirë me stomak bosh, por vetëm pas vaktit dhe në sasi jo të mëdha
  • Produktet e bulmetit, por dhe lëngun e frutave është mirë t’i shoqeroni gjithmonë me një produkt ushqimor me karbohidrate, si: një fetë biskotash  ose pak drithëra etj.
  • Legumet është mirë që të lihen në ujë 24-48 orë para se të zihen në ujë, të ndërrohet uji i parë dhe të zihen mirë.
  • Perimet me fibër të fortë është mirë të zihen fort
  • Frutat e thatë, si: bajame, arra, lajthi është mirë të konsumohen të bluar ose të vendosur në ujë disa orë më parë
  • Preferoni ushqimet e brumërave pa gluten
  • Përdorni bukë pa maja
  • Preferoni qumësht pa laktozë
  • Evitoni lëngun e agrumeve në mëngjes, si dhe qumështin
  • Konsumoni  6-8 gota ujë në ditë.

Shpesh herë nuk arrijmë të kontrollojmë të gjithë simptomat e SZI.  Përshembull, nëse kemi konstipacion shtimi i fibrave nga ushqimi mund të ndihmojë, por nga ana tjetër mund të shtojë fryrjen dhe gazrat.

Në rastet e diarresë, fibrat duhet të evitohen dhe të shtohet sasia e karbohidrateve në formën e drithërave (oriz, patate, bukë etj). Fibrat që janë më të rekomandueshme janë ato të tretshmet, si pektina, që ndodhet te molla, kumbulla pa lekurë, karrota, kungulli, patatja, bananet.

Ndikimi i stresit

Vitet e fundit bëhet fjalë edhe për ndikimin e kombinimeve të ushqimeve, të cilët ndihmojnë në prodhimin e seritoninës. Seritonina është një neurotrasmetues, i cili ka si detyrë të çojë një mesazh në qendrën e hipotalamit (tru):  jam i ngopur! jam mirë! (nuk kam stres).

Për t’u prodhuar seritoni përveç se duhet kombinim i vitaminës C, vitaminës B6 dhe aminoacidit triptofan nevojiten 20 minuta, që është dhe koha e duhur për të konsumuar një vakt.

Mesa duket, tek personat me SZI ky mekanizëm nuk fuksionon plotësisht, duke shkaktuar vlera jo normale të seritoninës në aparatin tretës. Seritonina ka rol antidepresiv. Kjo ben që SZI të lidhet edhe më shumë me stresin dhe ankthin, që shtojnë simptomat dhe dhimbjet.

Stresi: ndjesia mendore ose emocionale e rënduar, shqetësimi, nervozizmi, ose mbilodhja mund të stimulojnë spazma (tkurrje) të zorrës tek njerëzit me SZI. Zorra e trashë ka shumë nerva, të cilat lidhen me trurin. Njësoj si zemra edhe mushkëritë dhe zorra kontrollohet pjesërisht nga sistemi nervor autonom, i cili i përgjigjet stresit.  Këto nerva kontrollojnë kontraksionet (lëvizjet) normale të zorrës dhe shkaktojnë dhimbje barku në periudha stresi.

Njerëzit zakonisht përjetojnë dhimbje barku kur ndihen të stresuar ose të mërzitur. Për të gjitha këto arsye, menaxhimi i stresit është pjesa më e rëndësishme për trajtimin e SZI.

Teknika për menaxhimin e stresit:

  •  Pakësimi i stresit, ndermjet meditimit, joga
  •  Këshillimi dhe mbështetja
  •  Aktivitet fizik (sidomos në natyrë)
  • Gjumë cilësor dhe të majftueshëm (6-8 orë pa ndërprerje)

Mjekime

Mjekime për të ulur fryrjen (gazrat), spazmolitik (kontraktimet e zorrës), fibra për të lehtësuar konstipacionin, për të normalizuar diarrenë sipas rekomandimit të mjekut përkatës.

//shije/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.