”Nuk mund të qajë, të djersijë, të bëjë dush apo lahet në pishinë”/Historia e rrallë e 2-vjeçares që ka alergji ujin

0
151

Për çiftin amerikan Brittany dhe David Angerman, dëshira për t’u bërë me fëmijë kishte lindur që në fillesat e marrëdhënies së tyre, por vetëm dy vite më parë në jetën e tyre do të vinte Ivy Lynn.

Megjithatë rritja e saj do të shndërrohej në një sfidë të vërtetë për prindërit e rinj dhe vogëlushen 2-vjeçare e cila është diagnostikuar me një prej sëmundjeve më të rralla në botë, e quajtur urtikaria akuagjenike. Ata vunë re se lëkura e vajzës së tyre ishte gjithmonë e skuqur dhe me flluska sidomos pasi bënte dush.

Fillimisht menduan se kjo gjë ndodhte si pasojë e shampos dhe provuan produkte të dy ndryshme larëse, mirëpo pas një vizite tek mjeku dermatologu ata zbuluan se vajza e tyre vuante nga ky një lloj i rrallë i alergjisë, alergjia nga uji. Prindërit menduan fillimisht se ky problem lidhej me ujin e shtëpisë së tyre dhe provuan ujin e banesës së prindërve si dhe variante të ndryshme uji të ambalazhuar, por rezultati ishte po i njëjti: vajza e tyre kishte kruajtje të tmerrshme, flluska, skuqje dhe të enjtura të ngritura me ngjyrë të bardhë.

”Nuk mund të kalojë më shumë se 15-20 sekonda në ujë pasi fillon dhe qan me të madhe”, -shpjegon mamaja e vajzës duke shtuar se i duhet t’i fshijë edhe lotët pasi edhe ato i japin alergji. ”Jeta e saj nuk do të jetë kurrë e njëjtë me atë të fëmijëve të tjerë. Nuk do të lahet kurrë në pishinë, nuk mund të bëjë zhytje në det apo serf, nuk mund të laget nga shiu si dhe nuk mund të luajë me ujë si bashkëmoshataret e saj ”,-shton ajo, ”Po mundohemi të gjejmë produktet e duhura higjienike për të, por nuk është aspak e lehtë”.

/BURIMI 'METRO/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.