Nuk i dhanë shpresë për jetën, nëna i dhuron të birit 2 organe

0
1059

Një nënë ka rrezikuar jetën e saj për të bërë një ndërhyrje që t’i dhurojë dy organe djalit 4-vjeçar. Sarah Lamont dhuroi një prej veshkave të saj për djalin e saj Joe, dhe pak muaj më vonë kirurgët i hoqën një pjesë tjetër nga organet e mëlçisë.

Djaloshi u diagnostikua me dy sëmundje agresive të organeve para ditëlindjes së parë, çrregullim të veshkave dhe fibrozë kongjenitale hipatike, formë e sëmundjes së mëlçisë.

Mjekët ishin të shqetësuar se nuk mund të mbijetonte pasi veshkat e tij ishin aq të zgjeruara sa duhet të kryenin ndërhyrje duke i prerë barkun, gjë që i preku dhe mushkëritë.

Kështu veshkat e tij u hoqën kur ishte shumë i vogël dhe qëndroi në dializë. E shqetësuar për jetën e Joe, nëna vendosi që të dhuronte organet e saj. Pas disa muajsh nga rikuperimi, Joe është shumë i shëndetshëm dhe i gatshëm për të notuar. Mjekët thonë se duhet të bëjë kontrolle të vazhdueshme, ndërsa Sarah insiston se gjendja shëndetësore e tij ka ecur shumë mirë.

//bebaime/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.