Nuk flini dot? Bëni ushtrime para gjumit

0
993

Shumë prej nesh e gjejnë veten duke parë orën kur jemi shtrirë të shqetësuar se nuk do të flemë mjaftueshëm për tu zgjuar me energji të nesërmen.

Ekspertët shpjegojnë disa nga shkaqet kryesore të pagjumësisë duke dhënë këshilla se si mund të parandalojmë atë.

1. Dremitja

Sipas dr. Nerina Ramlakhan , autore e “Tired But Wired” shprehet se nëse pasi dremitni ndjeheni më të lodhur, atëherë nuk po e bëni siç duhet. Ajo këshillon të dremitni 20 minuta në ditë.

2.  Ushtrimet para gjumit

Pavarësisht se shpesh herë është përfolur se stërvitja para gjumit na mban zgjuar, ekspertët thonë të kundërtën. Ushtrimet para gjumit ju bëjnë të flini më mirë sidomos pas një banje të nxehtë.

3.  Orari i gjumit

Shpesh herë flemë vetëm 5-6 orë gjumë gjatë natës sepse ankthi dhe stresi na mbajnë zgjuar. Megjithëse 38% prej nesh mendojnë se nëse shtrihemi më herët do flemë më shumë kjo është e gabuar.Ekspertët rekomandojnë të shtrihemi 1 orë me vonë në mënyrë që të jemi më të lodhur dhe të flemë menjëherë.

4. Disa njerëz kanë nevojë për pak gjumë

Studiues të Universitetit të Kalifornisë në San Francisco se disa njerëz kanë nevojë për më pak orë gjumë se të tjerët pasi është diçka gjenetike. Për këtë Ramlakhan sugjeron që të flini aq sa e shihni të arsyeshme./to/

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here