Nuk e gjen mashkullin ideal, martohet me veten

0
68

Ajo bën edhe dasmë

Ajo kishte veshur fustan të bardhë e në ceremoni kishte plot të ftuar, ishte edhe torta e dasmës, por teksa ecte drejt altarit mungonte dhëndri.

Kjo nuk ishte e rastësishme pasi që italiania Laura Mesi kishe vendosur të martohet me veten. Instruktorja e palestrës nga qyteti i vogël Lissone afër Milanos është gruaja e parë në atë vend që ka ndërmarrë këtë hap.

Mesi kishte qenë e martuar për 12 vite, e fundi i kësaj martesë i dha asaj idenë që të martohet me veten për ditëlindjen e saj të 40-të nëse nuk do ta gjente mashkullin e saj ideal. bc59ced7ac1ed21_3aeb4eb1715eedb2b7eacefa9d56cbaaEdhe pse u martua me veten ajo tha se nuk do të përjashtonte mundësinë që të dashurohet prapë në dikë. “Nëse nesër gjej një njeri për të ndërtuar një të ardhme, unë do të jem e lumtur, por lumturia ime nuk do të varet prej tij”, ka thënë ajo për mediat italiane. Laura Mesi mund të jetë femra  e parë në Itali që e realizoi këtë lloj martese, mirëpo këtë nuk mund të themi për meshkujt. Pasiqë në fillim të këtij viti Nello Ruggiero u martua me veten në një ceremoni në Napoli.
//21media/

Komento