Njoftohuni me dietën më të mirë

0
1798

Dieta nordike është bërë një “hit” në mesin e të gjithë të famshmëve. Sipas studimeve, me anë të menysë së vikingëve mund të reduktoni mbipeshën, të normalizoni presionin e gjakut dhe të qëndroni të shëndetshëm. Kjo dietë është pothuajse më e mirë sesa ajo mesdhetare. Gjatë hulumtimit, personat që kanë ngrënë ushqim lokal danez kanë hequr qafe tri herë më shumë kilogramë të tepërt sesa ata që kanë ngrënë qofte, pica dhe makarona. Ushqimi danez përfshin shumë fruta, perime dhe bimë, shumë peshk dhe pak mish.

Ndërsa, gjëja më e rëndësishme është që të hani ushqim sezonal, kështu që merluci i pjekur me selino është i përsosur për darkë në pranverë, ndërsa mlyshi i skuqur me lakër është i përshtatshëm në darkë gjatë verës. Shkencëtarët nga Universiteti i Kopenhagës janë inspiruar për një dietë nordike nga një restorant lokal, i cili gjatë 10 vjetëve të fundit ka inkurajuar njerëzit për të ngrënë ushqim sezonal, lokal. Studimi ka përfshirë 180 njerëz obezë. Ata u ndanë në dy grupe dhe gjatë gjashtë muajve kanë ngrënë ushqimin e caktuar.

Të gjithë pjesëmarrësit u këshilluan për të ngrënë derisa ata të mendojnë se janë ngopur, të kenë kujdes në sasinë e porcionit dhe të mos numërojnë kaloritë. Regjimin e ditës daneze e kanë mbajtur 68 persona, ndërsa grupi tjetër prej 112 personave e ka aplikuar dietën e re nordike. Pas gjashtë muajsh është dëshmuar se ata që u ushqyen në mënyrë “nordike”, kanë humbur peshë, mesatarisht, 4.7 kg, ndërsa ata që kishin aplikuar dietën daneze, kanë humbur peshë 1.5 kg. Përveç kësaj, të ushqyerit nordik ishte më i mirë edhe për presionin e gjakut. Kjo dietë mund të aplikohet kudo në botë. Bimët, manaferrat, kërpudhat, algat e detit, drithërat, lakrat, perimet dhe patatet janë në dispozicion për të gjithë.

Komento

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.